By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndalohet importi i derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndalohet importi i derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia
Lajme

Ndalohet importi i derrave dhe produkteve të tyre nga Kroacia

Kosova Times
Last updated: 2025/07/23 at 3:58 PM
Kosova Times Published July 23, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes një komunikate për media njofton se pas konfirmimit të pranisë së sëmundjes Mortaja Afrikane e Derrit në rajonin Osjecko Baranjska dhe Vukovarsko Srijemska të Kroacisë AUV ka vendosur ndalimin e përkohshëm të importit të derrave të gjallë, produkteve, nënprodukteve dhe materialit gjenetik të derrit nga Kroacia.

 

Masa hyn në fuqi nga data 23 korrik 2025 dhe ka për qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Autoritetet kufitare, përfshirë Policinë e Kosovës, Doganat dhe AUV-në, do të rrisin kontrollin në të gjitha pikat kufitare për të parandaluar futjen e mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës.

Aktualisht nuk ka raste të dyshuara të sëmundjes në ferma, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht nga inspektorët veterinarë të AUV-së dhe praktikat private veterinare, të cilët janë aktivë në terren për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve. Në rajon janë aktive disa sëmundje, por falë punës profesionale të AUV-së, situata në Kosovë është nën kontroll dhe nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar.

Mortaja Afrikane e Derrit (MAD) është një sëmundje virusale që prek vetëm derrat e butë dhe derrat e egër, ndërsa llojet e tjera të kafshëve nuk preken. Sëmundja përhapet lehtësisht përmes kontaktit mes kafshëve, pajisjeve, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në ato të shëndetshme. MAD shkakton ethe hemorragjike me letalitet të lartë deri në 100%. Kjo sëmundje ka ndikim ekonomik të madh dhe nuk transmetohet tek njerëzit.

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times July 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Soltz bëri thirrje për zgjidhje paqësore të konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës: Është e rëndësishme që situata të mos përshkallëzohet

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Autoritetet turke kërcënojnë se do të bllokojnë mesazherin Telegram
Show time`, drama e autorit Haqif Mulliqi, premierë në Teatrin e Podujevës
Të paktën shtatë persona humbën jetën në rrëzimin e një avioni në SHBA, pason një shpërthim i madh
Luan Haradinajt i dhurohet ora që babai i vet Shkëlzeni e mbajti deri në frymën e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?