By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
WSJ: Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së i thotë Trump se është i përmendur në çështjen Epstein
July 24, 2025
Linja ajrore spanjolle nxori nga fluturimi 50 studentë hebrenj, duke bërtitur “Vdekje arabëve”
July 24, 2025
Media Botërore: Uria Kërcënon Mbijetesën e Gazetarëve në Gaza
July 24, 2025
Policia rumune dhe britanike, me ndihmën e Europolit, ndaluan grabitësit e bankomateve
July 24, 2025
BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në
July 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre
Lajme

Masat e MSH-së, inspektorët në terren për zbatim të këtyre

Kosova Times
Last updated: 2025/07/23 at 4:15 PM
Kosova Times Published July 23, 2025
Share
SHARE

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin po rrezikojnë shëndetin e punëtorëve, ndërsa masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë nuk po zbatohen në terren. Kështu ka deklaruar për Radio Kosovën Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat. Inspektorati i Punës tha se i ka inspektorët në terren për zbatim të këtyre masave.

 

Përkundër temperaturave ekstreme që po mbretërojnë ditëve të fundit, masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen e punëtorëve në sektorin privat nuk po zbatohen në praktikë. Kështu ka deklaruar kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, për Radio Kosovën i cili tha se tash e tri ditë ka parë vetë punëtorë që po vazhdojnë të punojnë në ambiente të hapura edhe gjatë orëve më të nxehta të ditës.

“Në pikun e vapës, puna po zhvillohet sikur të mos ekzistonte asnjë vendim. Dje, një punëtor ka humbur jetën si pasojë e sulmit kardiak nga temperaturat e larta, kjo tregon se as nuk po hyn në punë ky vendim”, tha ai.

Ndërkohë ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka folur për vdekjet e punëtorëve në vendin e punës. Ai theksoi nevojën për masa edhe nga punëdhënësit edhe nga investitorët.

“Vitin e kaluar ka qenë numër rekord i ulët i vdekjeve në vendin e punës, uroj që këtë vit të mos kemi raste të tilla tragjike. Duhet të merren masa edhe nga punëdhënësit edhe nga investitorët”, tha ai.

Për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë përgjegjës është Inspektorati i Punës. Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit, Riza Plakolli, tha për Radio Kosovën se inspektorët janë duke monitoruar zbatimin e vendimit në terren.

“Orari i punës i përcaktuar nga ora 11 deri në orën 16 po respektohet nëpër të gjitha vendpunishtet e inspektuara. Gjithashtu deri në këtë moment Inspektorati Qendror i Punës nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare që lidhet me moszbatimin e këtij vendimi”, tha ai.

Plakolli tha se në gjithë rajonin e Prishtinës janë vetëm 20 inspektorë.

Përveç masave për punëtorët, edhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndërmarrë veprime. Nga 23 deri më 28 korrik, është ndaluar qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 15 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale nga ora 11:00 deri në 17:00.

You Might Also Like

BE thirrje institucioneve: Siguroni financim të qëndrueshëm për RTK-në

Komuna e quan alarm të panevojshëm njoftimin për Pishinën e Gërmisë

Mbretëria e Bashkuar mbështet FSK

Në Gjakovë 64 shoferë u kapën duke drejtuar mjetin nën ndikim të alkoolit

Kosova e Malajzia thellojnë bashkëpunimin

Kosova Times July 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një kopje e një anijeje vikinge u përmbys në Norvegji. Një arkeolog u mbyt

Kosova Times Kosova Times August 30, 2024
Shpërthimi në Rrjedhën Veriore “shkatërroi 50 metra të gazsjellësit”
Mustafa: Më 9 shkurt duhet të siguroheni se gjithësecili të dalim e të votojmë për LDK-në
Sa të rëndësishme janë armët e ShBA-së për Izraelin?
Moti i vranët dhe intervale me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?