Janë nënshkruar kontratat në mes Komunës së Gjilanit dhe 51 përfituesve, lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025”.
33 përfitues janë biznese të reja dhe 18 përfituese janë biznese të grave ndërmarrëse.
Vlera e projektit është mbi 181 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se: plus 181 mijë e 251.76 euro shpërndahen nga Fondi për Ndërmarrësi.
Ai tregoi se 51 nënshkrime u finalizuan për 51 përfitues të Fondit për Ndërmarrësi, një nga nismat më të suksesshme në nivel lokal në gjithë Kosovën, e dedikuar për të rinjtë dhe gratë e Komunës së Gjilanit.
“Fondi për Ndërmarrësi është një nga nismat dhe premtimet tona të realizuara që nga fillimi i mandatit që do të vazhdojë me sukses edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes sonë”, tha Alban Hyseni.
I pari i komunës, i uroi shumë suksese të gjithëve.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, tha se po realizojnë ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025”.
“Ju garantoj se do të ketë përkrahje të vazhdueshme edhe në vitet në vazhdim, si dhe rritje të fondit për subvencionimin e bizneseve të reja start-up dhe grave ndërmarrëse”, tha Enver Shabani.
Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, theksoi se për herë të tretë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse.
Ai tregoi se në thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025” numri i përgjithshëm i përfituesve ka qenë 51 përfitues, ku prej tyre 33 përfitues janë biznese të reja (Start Up) dhe 18 përfituese janë biznese të grave ndërmarrëse.
Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 181. 251.76 €.
Në këtë ceremoni ishte edhe nënkryetarja e komunës, Leonora Morina-Bunjaku dhe zyrtarë tjerë komunalë. /Kosovatimes/