By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në 4,000 euro: 10 ligjet më të çuditshme që mund t’ju sjellin një gjobë të majme gjatë pushimeve
July 27, 2025
Influencuesja gjermane me origjine nga BH ne qender te skandalit
July 27, 2025
(VIDEO) Janë publikuar pamjet e arrestimit të një të dyshuari për një vrasje të dyfishtë në Budva
July 27, 2025
Rama: Falënderim me respekt për të gjithë ata që janë në gatishmëri kundër zjarreve
July 27, 2025
Flakët rrezikuan banesat, rinis aksioni nga ajri për neutralizimin e zjarreve në Borsh, Piqeras e Sasaj
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kirurgjia moderne në Kosovë merr hov me themelimin e QKSTK-së në UP
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Kirurgjia moderne në Kosovë merr hov me themelimin e QKSTK-së në UP
Shëndetësi

Kirurgjia moderne në Kosovë merr hov me themelimin e QKSTK-së në UP

Kosova Times
Last updated: 2025/07/25 at 9:33 AM
Kosova Times Published July 25, 2025
Share
SHARE

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, gjatë mbledhjes së tij më 17 korrik 2025, miratoi unanimisht propozimin për themelimin e Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK).

Kjo iniciativë e UP-së dhe KKK-së synon të përmirësojë edukimin kirurgjik dhe mjekësor në Kosovë dhe rajon, duke riafirmuar angazhimin e të dyja institucioneve për ta avancuar trajnimin mjekësor dhe për ta përmirësuar kujdesin ndaj pacientit.

Kjo qendër, QKSTK, do të shërbejë për edukim, kërkime shkencore  dhe përparime teknologjike, duke u përqendruar në të gjitha degët kirurgjike, të traumës dhe të urgjencës, sikurse edhe në kurset dhe programet tjera edukative të standardeve më të reja shkencore.

Qendra do të përdorë teknologji të përparuara të simulimit, për të zbatuar një kurrikulë të strukturuar dhe të bazuar shkencërisht, e cila do të përmirësojë trajnimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe do të rrisë rezultatet për pacientët në vend e përtej.

“Me këtë qendër, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit dhe praktikës së kujdesit shëndetësor në Kosovë,” deklaroi prof. Arben Hajrullahu, rektor i Universitetit të Prishtinës. ,,Qendra do të nxisë përsosmërinë në trajnimin mjekësor, do të promovojë bashkëpunimin ndërdisiplinor si dhe do të rrisë standardet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në vendin tonë e përtej,” shtoi prof. Hajrullahu.

Në këtë qendër pritet të angazhohen profesionistë mjekësorë, inxhinierë të industrisë së kujdesit shëndetësor dhe ekspertë të tjerë të teknologjive të përparuara nga vendi, rajoni e bota, duke ofruar programe trajnimi të avancuara, iniciativa kërkimore dhe mundësi për bashkëpunim me departamente të ndryshme brenda UP-së si dhe me institucione akademike në nivel global.

Jetësimi dhe funksionimi i suksesshëm i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara të Kosovës (QKSTK) do të funksionojë sipas Statutit dhe rregullores për institute dhe qendra të Universitetit të Prishtinës, e cila, ndër të tjera, parasheh edhe partneritetin me palë tjera siç është p.sh. Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK) dhe jo vetëm.

Prof. Rifat Latifi, themelues dhe president i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, si dhe ideator edhe i QKSTK-së tha: “Kjo qendër, e para e tillë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, do të shërbejë si një vatër kryesore për arsim, kërkim dhe përparim teknologjik kirurgjik, duke u përqendruar në mjekësinë kirurgjikale, të traumës dhe të urgjencës. Duke përdorur teknologjinë e fundit të simulimit dhe kurrikula të bazuara në prova, qendra synon t’i pajisë profesionistët e kujdesit shëndetësor me aftësitë e nevojshme për t’u përballur me sfidat në zhvillim të mjekësisë moderne.” Për më shumë, prof. Latifi shtoi se: “Përmes kësaj qendre, ne do të kapërcejmë hendekun midis kirurgjisë moderne në botë dhe asaj të Kosovës, duke ofruar hulumtime akademike dhe edukim praktik të përditësuar, në mënyrë që Kosova të vazhdojë të rritet si një qendër për përsosmëri në kujdesin kirurgjik dhe atë shëndetësor në Ballkanin Perëndimor e përtej.”

Qendra e Kosovës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara në Universitetin e Prishtinës (QKSTK) synon të përmirësojë arsimin e avancuar mjekësor dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor përmes partneritetit që në fillim të punës, jo vetëm me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës (KKK), por edhe me International Virtual e- Hospital Fondation e përtej.

E udhëhequr nga vizioni i prof. Rifat Latifit, QKSTK-ja do të shërbejë si një kullë e kirurgjisë  dhe edukimit kirurgjikal, të traumës dhe të mjekësisë emergjente, duke përdorur teknologjitë më të fundit të simulimit dhe kurrikula inovative për të zhvilluar një fuqi punëtore mjekësore shumë të kualifikuar.

Ndër objektivat kryesorë të QKSTK-së janë: krijimi i programeve gjithëpërfshirëse të trajnimit; ngritja e aftësive kërkimore; integrimi i teknologjive të përparuara dhe qëndrueshmëria. Për më shumë, qendra do të shërbejë edhe si çati e publikimeve, siç janë ato të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, duke promovuar ekspertizën shkencore dhe praktikat klinike dhe do të zhvillojë bashkëpunim ndërkombëtar me universitete, organizata dhe institute ndërkombëtare gjithandej. Qendra do të përfshijë fushat si:
Laboratori i Simulimeve Mjekësore dhe Kirurgjike: Do të ofrojë trajnime me besnikëri të lartë në skenarë klinikë realistë në të gjitha degët kirurgjike dhe mjekësore dhe vlerësimeve të performancës;
Laboratori i Trajnimit të Avancuar Laparoskopik dhe Artroskopik: Fokusohet në teknikat kirurgjike minimalisht invazive, me programe trajnimi të specializuara dhe bashkëpunim me degët dhe industrinë kirurgjike të të gjitha lëmive.

Programi i Telemjekësisë dhe Telekirurgjisë: Përmirëson qasjen në ekspertizën kirurgjike përmes konsultimeve në distancë dhe mentorimit;

Programet e Trajnimit Edukativ për Traumën dhe Kurset e tjera (ATLS, ACLS, BLS, PALS, TEAM): Ofrojnë punëtori për traumën dhe intervenimet tjera, duke simuluar skenarë emergjence për të përmirësuar aftësitë kritike të vendimmarrjes;

Zyra për Udhëzime dhe Protokolle Kirurgjikale dhe Klinike: Zhvillon udhëzime klinike të bazuara në prova dhe kryen kërkime për të standardizuar praktikat e kujdesit;

Njësia e Kërkimeve Shkencore Klinike dhe Bazike: Promovon kërkimin ndërdisiplinor, siguron fonde dhe publikon gjetjet për të rritur njohuritë mjekësore;

Zyrat për Revistën e Kirurgjisë së Kosovës (Kosova Journal of Surgery) dhe Klinikat Kirurgjike të Kosovës (Surgical Clinics of Kosova) si dhe botimet tjera: Shërbejnë si revistat kryesore shkencore për kirurgjinë në Kosovë, duke nxitur botimin dhe bashkëpunimin kërkimor shkencor dhe de facto duke u bërë shkollë e re e kirurgjisë së Kosovës.

Qendra e Kosovës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara në Universitetin e Prishtinës (QKSTK) do t’i sjellë dobi të konsiderueshme sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit kirurgjik dhe duke ngritur një fuqi punëtore mjekësore të aftë e të gatshme për t’u përballur me sfidat moderne të kujdesit shëndetësor.

You Might Also Like

Kujdes, Ministria e Shëndetësisë del me apel lidhur me temperaturat e larta

Dita Botërore e Trurit

Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.

QKUK përballet me mbingarkesë

Kosova dhe RCGP me marrëveshje për akreditimin ndërkombëtar në mjekësi

Kosova Times July 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ja si shkatërruan Izraelin raketat iraniane – Pamje të frikshme! (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times October 1, 2024
Afganët trajtojnë sëmundjet me opium
Kosachev mbi mbërritjen e Vuçiçit në Moskë: Një hap politik që Rusia do ta vlerësojë
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe të ndërtimit
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?