By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në Gjermani
July 27, 2025
Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit
July 27, 2025
TV rus: Beogradi u paralajmërua, do të jetë me tradhtarët si gjithmonë
July 27, 2025
SHBA-të dhe Kina u përplasën në OKB: “Ndaloni së inkurajuari agresionin rus”
July 27, 2025
Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Lajme

Nipi i Helmut Kohl thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/27 at 7:22 PM
Kosova Times Published July 27, 2025
Share
SHARE

Johanes Volkmann, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, nisi karrierën e tij politike në Budenstagun e Gjermanisë me Kosovën.

“Sa i përket familjes sime, po është e vërtetë që gjyshi im ishte politikan. Sidoqoftë ai ka një numër të konsideruar të të afërmve dhe unë jam i vetmi që vendosa të kem një karrierë politike. Këtë e bëra për një arsye të thjeshtë, kjo është ajo që dua të bëjë, dhe po shoh përpara ta përfaqësoj zonën time zgjedhore në Bundestag. Jam fort mirënjohës që ma besuan votën e tyre në zgjedhjet e fundit që i kishim. Sa i përket mbiemrit tim, ai është nga ana e nënës, dhe ishte zgjidhje e vetëdijshme e familjes time, që të më lejojnë mua ta kem një jetë jashtë politikës, por unë e zgjodha që të merresha me politikë”.

“E kam privilegjin që jam caktuar të shërbej në Komisionin për Punë të Jashtme të Bundestagut, dhe kur vendoset për fjalime, aty janë raportues të ndryshëm, dhe grupi i më kërkoi që ta kem fjalimin udhëheqës për  CDU-CSU, lidhur me mandatin e KFOR-it (pra ushtrisë gjermane në të) dhe unë u pajtova menjëherë. Kam qenë në Kosovë, tri herë paraprakisht dhe fort shumë më ka pëlqyer të jem në këtë vend. Shto këtu faktin që isha i lumtur ta bëja një gjë të tillë, në fjalimin tim të parë”, u shpreh ai.

“Ka nevojë të ketë vëmendje të ripërtërirë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor, janë me qindra mijëra njerëz ,që kanë prejardhje familjare nga ai rajon dhe jetojnë në Gjermani. Ai rajon është njëri nga më të afërtit për ne, është po ashtu destinacioni kryesor për pushime për shumë gjerman. Gjeopolitikisht ky rajon është jashtëzakonisht i rëndësishëm, kjo nëse e shohim se çka po ndodh tani në Evropë, me ndikimin e  Rusisë, dhe palëve tjera të treta që tentojnë të rrisin sentimentin kundër –perëndimor. Neve na duhet aleat të fortë, dhe unë dua të shoh një të ardhme evroatlantike jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Derisa ai po fliste për Kosovën, tha se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

“Keni prekur një pikë shumë të rëndësishme, në mënyrë që Kosova të bëjë përparim qoftë drejt Bashkimit Evropian apo NATO-s, duhet që të ketë njohje të plotë dhe vendet bëjnë zgjidhje sovrane për të pranuar shtetet tjera, dhe çka mund të bëjnë vendet sikur Gjermania, mundësitë janë të limituara. Por ne mund ta bëjmë shumë të qartë qasjen tonë, dhe kjo është që Republika e Kosovës është një vend i pavarur, dhe pavarësia e saj është e pakthyeshme. Dhe sidomos sa i përket integritetit territorial dhe diskutimeve që ndoshta akterë revizionist mund të i shfaqin, këtu ka diçka shumë të rëndësishme për ne, Gjermania duhet ta përdor peshën e saj politike që ta bëjë të qartë se nëse ne duam të kemi një të ardhme evropiane për të gjitha vendet e perëndimit të Ballkanit, ne nuk duhet të kemi diskutime për zhvendosje të kufijve, e tjera por të sigurohemi që integrimi evropian të bëhet realitet. Kjo tregon reforma, bashkëbisedim, dialog, dhe këtë ne duhet ta bëjmë me Kosovën dhe vendet tjera të rajonit”, u shpreh Volkmann.

Derisa, ai shton se vendet anëtare të Komitetit të Ministrave tani e kanë radhën të marrin një vendim për interes të të gjithë Evropës, e që sipas tij është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Dua të shpresoj  shoh një shtytje të ripërsëritur për anëtarësimin e Kosovës, në Këshill të Evropës. Asambleja e KiE-së e ka thënë fjalën e saj duke vendosur me shumicë të gjerë në favor të anëtarësimit të Kosovës aty, tani është radha e vendeve anëtare në Komitetin e Ministrave, dua që ata të kenë kurajën që këtë aplikim ta vendosin në agjendë, dhe të marrin një vendim, në interes të krejt Evropës. Kjo do të ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës”, u shpreh ai.

“Pyetja është se nëse ne besojmë se nëse ka dialog të vërtetë mes Prishtinës e Beogradit, apo po përdoret si pretekst, për të blerë disa pika drejt integrimit të evropianë, derisa në të njëjtën kohë në terren aktorë revizionist përkrahen në veri të Kosovës, të gjithë e kemi parë se çka ndodhi me zgjedhjet lokale dhe në të vërtetë ka arsye për shqetësim, dhe Gjermania duhet ta bëjë shumë të qartë, se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë, është element kyç, për integrimin evropian të krejt rajonit. Nga Konfliktet e pa zgjidhura territoriale, nuk përfiton as BE-ja e as stabiliteti i gjerë rajonal. Prandaj këtu duhet të bëjmë përparim domethënës”, tha Volkmann.

You Might Also Like

Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit

Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit

Prishën qetësinë e punuan jashtë orarit , gjobiten disa lokale në Prishtinë E.Hoti/RTKlive

Pezullimi i efektivit të policisë, Rama: Përjashtim pa kthim, punonjësve të shtetit nuk do t’u tolerohen shkeljet

PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë të komunave

Kosova Times July 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Prigozhin mohon gatishmërinë e Wagner-it për t’i tradhtuar forcat ruse
Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë
Australia tërheq njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytet të Izraelit
Shitblerje të dyshimta e uzurpime – Lufta e pasuksesshme për kthimin e pronave në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?