Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 31 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperëndimit.

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm. Pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale gjatë javës nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e forte. Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar.