Përmes një postimi në platformën “X”, Grenell ka kritikuar ashpër procesin që po zhvillohet ndaj Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke e cilësuar atë si “mashtrim”.

Grenell ka theksuar se arrestimi i Thaçit u bë në vitin 2020, në kohën kur Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, ishin në përpjekje për të ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Jack Smith (po, ai) e arrestoi Hashim Thaçin në vitin 2020, në kohën kur Donald Trump ishte duke punuar për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është e turpshme që ai ende gjendet në burg. Është një mashtrim. Haga është e rrënuar”, ka shkruar Grenell.

Kjo nuk është hera e parë që emisari amerikan reagon ndaj gjykimit që po mbahet në Hagë. Ai ka qenë në vazhdimësi ndër zërat më kritikë të paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke e lidhur këtë proces me prapaskena politike dhe duke vënë në pikëpyetje drejtësinë e këtij institucioni.