By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kush kë po e gënjen në Serbi rreth marrëveshjes me Kosovë?
July 28, 2025
Ambasadori serb në SHBA takohet me Donald Trumpin
July 28, 2025
Mali i Zi vendos sanksione të reja kundër Rusisë
July 28, 2025
Politico: Bashkimi Evropian pranon se nuk mund t’i përmbushë premtimet që i bëri Trumpit
July 28, 2025
Thunberg në Reporting House, mëson historinë e protestave në vitet e `90-ta
July 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: RTK-ja është përdorur si bankomat, koha për zgjidhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: RTK-ja është përdorur si bankomat, koha për zgjidhje
Lajme

Gërvalla: RTK-ja është përdorur si bankomat, koha për zgjidhje

Kosova Times
Last updated: 2025/07/28 at 11:24 AM
Kosova Times Published July 28, 2025
Share
SHARE

Kërcënimi që i bëhet i RTK-së nga kriza politike nuk është i pari i këtij lloji. Kështu ka shkruar drejtori i televizionit, Rilind Gërvalla, teksa ka kërkuar nga autoritetet që të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë që RTK-së t’i sigurohet buxheti.

 

Ai e ka përsëritur qëndrimin se RTK ka një historik interesant, dëshmitar i së cilës thotë se “fat(keq)mirësisht” është edhe ai, institucion në të cilin punon që nga viti 2000.

“Kur i dëgjon politikanët e deputetët, e disa kolegë e ish-kolegë të RTK-së, të duket që RTK është një institucion që është hapur në vitin 2023, kur unë në një konkurs profesional u përzgjodha si kandidat fitues”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Ai tutje ka sjellë një rrëfim personal e profesional për historinë, sfidat dhe abuzimet që kanë ndodhur ndër vite në këtë institucion. “Ta kuptojmë të gjithë, historia e drejtimit të RTK-së ka fillesa më të hershme. Ne themelim të saj, menaxhuesit ndërkombëtar krijuan një grup të vogël editorial me filtrat e OSBE-së së vitit 1999. Disa nga punëtorët ishin njohës të anglishtes bazike e ndërkombëtarët ishin me projekt, kishte edhe të tillë që kishin bërë shkrime në disa nga gazetat e magazinat e viteve të 90-ta të kontrolluara nga partia, por substanca e kryeredaksisë (ekipi editorial) së parë ishte nga ish-punonjësit e TVP-së të cilët edhe në atë kohë ishin të ndarë në dy taborre, sikur ishte e ndarë edhe skena politike. Ndër ta isha edhe unë. Nëpërmes një konkursi, fillimisht u punësuan 3 veta.  Mandej gradualisht u bëmë 60 punëtorë gjithsej. Aq ishim pra në RTK kur u mbajtën zgjedhjet e para në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla.

Sipas tij, pikërisht ato zgjedhje theksuan praktikën fatkeqe pararendëse, punësimet pa konkurs.

“Në radhë të parë, punësimet me lista partiake. E pastaj, punësimi me krah nga menaxhues ndërkombëtare e vendorë që gjahtonin figura me shikueshmëri, duke ua ‘vjedhur’ ato mediumeve me frekuenca nacionale, por edhe gazetave ditore. Më vonë u hap edhe  fakulteti i gazetarisë, me drejtor babanë e një (ish) drejtori në RTK. Një prurje punësimesh të tjera ndodhi në atë kohë. Se si ndodhën këto valë punësimesh pa konkurs në RTK, këtë e dinë ata që hynë në punë në atë kohë. Unë e di vetëm që ata flenë rehat, se me ta nuk merret më askush, se ‘gozhda për sharrën’ qenkam unë”, ka nënvizuar Gërvalla.

Megjithatë, ai ka thënë se “një grusht profesionistësh, sidomos ne prodhim, ka qëndruar e do të qëndrojnë gjithmonë në RTK pa u përfshirë në këto luftërat për të rrëmbyer redaksitë informative, se ato ishin fushëbetejat kryesore”.

“RTK tranzicionin nga ndërkombëtarët në vendoret e kaloi kur u stabilizua financiarisht nëpërmes 3.5 eurove nga faturat e KEK-ut. Atë episod të vetëm të sigurisë financiare e rrëzoi Gjykata Kushtetuese; sot e atë dite nuk dihet se kush ishte ankuesi. RTK ishte me vite poligon i atyre që u bënë bosa të mediave private (duke pushtuar kohën më të vlefshme televizive) këtë besoj e mbani mend të gjithë. Disave ju dhanë edhe emisione për të udhëhequr projekte të jashtme; e nëse jo direkt atyre, ndonjë familjar a militant partish ishte fitues domosdo. E pra, kjo e rëndoi edhe më shumë situatën. RTK ngeci, e për këtë jam i bindur që pa e ‘shkelë’ RTK-në nuk do të themeloheshin disa media që “lulëzuan” nga asgjëja; ndër to ka edhe aso që kanë regjistruar bizneset në Serbi”, ka shtuar Gërvalla.

E përveç punësimeve politike, sipas tij kishte edhe fenomene të tjera joprofesionale që dëmtonin gazetarinë: “Bordi që bënte takime pa ide e sikur të ishte trup prokurorial. Menaxherët që s’dallonin kameramanin nga programi, kërcënonin punëtorët e vërtetë me shkëputje kontratash, ristrukturime mbi inate personale, e përzgjedhja e posteve sikur të ishin dhurata të Vitit të Ri, si dhe servilizmi nga politika, e nënshtrimi ndaj pushtetarëve partiakë që kujtohen për RTK-në vetëm kur duan transmetim direkt”, ka theksuar drejtori i televizionit.

Ai tutje tha se nëse dikush po pyet pse s’ka RTK pare, sipas tij kjo ndoshta pse për shumë vite, RTK-ja është përdorur si bankomat për rehati politike, e jo si institucion për publikun.

“Kjo ka pasojat e veta. Ishte ky abuzim i RTK-së nga politika që më shtyu më 2023 për të konkurruar. Qysh se e kam fituar vendin e punës, kam pasur rast të bindem se sa i drejtë ka qenë ai vendim; por edhe sa e vështirë është reforma në RTK, e sa armiq që të krijon. Pas gjithë këtyre viteve menaxhimi joprofesional, premtimeve të thata, e lëkundjeve histerike midis punësimeve partiake e shkurtimeve, dua të besoj se punonjësit e RTK-së e presin rrogën me pak më shumë shpresë, por, mjerisht, ende me shumë ankth, e me shumë pasiguri të frikshme. Kujt i intereson ky abuzim i transmetuesit publik?”, ka theksuar Gërvalla.

Ai në fund i ka bërë thirrje autoriteteve aktuale për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të gjetur një zgjidhje që e trajton RTK-në si aset publik të një shoqërie demokratike.

“Koha është që përgjegjësit e pushtetit të sotëm në detyrë të vënë gishtin në kokë të ftohtë e ta gjejnë zgjidhjen që nuk përngjanë në asnjë zgjidhje të mëparshme. RTK-ja i duhet shoqërisë, sepse shoqëria duhet ta ketë një transmetues publik që e reflekton natyrën demokratike të shoqërisë”, ka përfunduar Gërvalla.

You Might Also Like

Thunberg në Reporting House, mëson historinë e protestave në vitet e `90-ta

Ndryshimet klimatike shtojnë rrezikun e zjarreve të shumta

UGSH: Institucionet ligjore, të zbardhin të plotë ndodhinë e Vlorës, të përcaktojnë publikisht dhe konsiderojnë statusin dhe denoncimin e gazetarit Enrik Mehmeti

Nesër nisin punimet në rrugën `Enver Maloku` në Prishtinë

Pacolli për gjendjen financiare të RTK-së: Fajësimi nuk bie mbi LVV-në

Kosova Times July 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parcelë me kanabis në repartin ushtarak të Zall Herr-it, tre të arrestuar, nën hetim dhe komandanti

Kosova Times Kosova Times August 5, 2023
Parlamenti turk debaton për pranimin e Suedisë në NATO
“Vrapi i Ndryshimit” në Qendrën Korrektuese në Lipjan
Vuçiq i bëri thirrje Shërbimit të Sigurisë Ruse (FSB) të hetojë përdorimin e topave të zërit në protesta
Maqedonci takon homologun hungarez, flasin për thellimin e bashkëpunimit dhe sulmin në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?