By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oda Amerikane thirrje ZRRE-së: Të anulohet menjëherë vendimi
July 30, 2025
Lladrovci krijon subjekt të ri, kërkon mandatin e katërt në Drenas
July 30, 2025
OVL UÇK: Dëshmitë serbe në Hagë, arsye shtesë për protestë
July 30, 2025
Reagime pas fotografisë së FSK-së: Hibrid thotë se fotoja ishte e vërtetë
July 30, 2025
Haradinaj në mbështetje të protestës së OVL UÇK-së
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë
Lajme

Hoti: Kushtetuesja duhet t’i zgjidhë problemet politike që i krijoi vetë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 4:38 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që është deputet i LDK-së në legjislaturën e nëntë ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka nevojë dhe nuk duhet të zgjidhë çdo problem politik. “Ajo duhet të zgjidhë, para së gjithash, ato probleme politike që i ka krijuar vetë”, ka thënë Hoti.

 

Hoti thotë se me aktgjykimin e vitit 2014, i cili, sipas tij, citohet edhe në aktgjykimin e datës 26 qershor 2025, duke ia njohur partisë së parë të dalë nga zgjedhjet të drejtën absolute për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka kurthuar procesin e konstituimit të Kuvendit duke shkelur dy parimet fundamentale të demokracive parlamentare.

“E para, ka shkelur parimin e dominimit të shumicës. Si rregull bazë, në demokracitë parlamentare, duke vepruar në kuadër të frymës kushtetuese, shumica gjithmonë vendos. Aktgjykimi i vitit 2014 e ka shkelur këtë parim, duke ia dhënë të drejtën vetëm partisë së parë të propozojë kryetarin e Kuvendit, pavarësisht se ajo parti nuk e ka siguruar shumicën parlamentare. Si rezultat, mund të jenë 80 deputetë – mjaftueshëm për të ndryshuar edhe Kushtetutën – që mbështesin një kandidat të caktuar, por e kanë të pamundur të votojnë pa vullnetin e pakicës për të propozuar atë kandidat”, shkroi ai.

Hoti thotë se aktgjykimi i vitit 2014 ka shkelur parimin kushtetues sipas të cilit mandati i deputetit është i lirë dhe i pakushtëzuar.

“Duke ia njohur të drejtën absolute partisë së parë për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e ka cenuar këtë parim kushtetues. Deputeti nuk është i lirë në ushtrimin e mandatit pasi mund të votojë vetëm propozimin që vjen nga partia e parë”, shkroi tutje ai.

Sipas ish-kryeministrit kriza politike, e krijuar, sipas tij, nga Gjykata Kushtetuese, duhet të zgjidhet për të dalë nga ngërçi aktual politik, si dhe për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

“Zgjidhja është e qartë: sikurse me rastin e zgjedhjes së Qeverisë, i pari që del nga zgjedhjet – apo siç njihet, fituesi relativ – e ka të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e më vonë edhe të mandatarit për formimin e Qeverisë, në mënyrë automatike. Por kjo e drejtë automatike duhet të jetë e kufizuar në kohë. Pas një afati të arsyeshëm kohor, siç është përcaktuar në rastin e zgjedhjes së Qeverisë, e drejta i kalon kujtdo që arrin të formojë shumicën parlamentare”, thotë Hoti, sipas të cilit një zgjidhje e tillë është brenda frymës kushtetuese, në përputhje me parimet elementare të funksionimit të demokracive parlamentare, si dhe në linjë me praktikat e shumë vendeve evropiane.

“Edhe nëse, siç po komentohet këto ditë nga disa njohës të çështjeve kushtetuese, Gjykata Kushtetuese vendos ta kthejë seancën konstituive në datën kur, në mënyrë jokushtetuese dhe arbitrare, është ndërruar rendi i ditës nga ana e Kryesuesit të përkohshëm të Kuvendit, sërish duhet të zbatohet parimi bazë kushtetues: shumica vendos. Fituesi relativ i zgjedhjeve mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij brenda një afati të arsyeshëm kohor, pas të cilit afat e drejta i kalon kujtdo që arrin të formojë shumicën në Kuvend. Vetëm një zgjidhje e tillë respekton parimin e shumicës dhe mandatin e pakushtëzuar e të lirë të deputetit”, ka shkruar Hoti.

You Might Also Like

Vendimi i ZRRE-së për liberalizim tregu, KEDS nga nesër nis shkyçjen

Liberalizimi i tregut të energjisë, bizneset paralajmërojnë protesta

Nesër afati i fundit për bizneset

Vijnë bashkatdhetarët, rriten çmimet e konsumit dhe qiratë

Diaspora, infuzion për ekonominë kosovare

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda nderkombetare

Kosova Times Kosova Times February 11, 2025
Aliu: Rruga Tetovë-Prizren mundëson zhvillim të turizmit në dy anët
Pjata që çdokush mund të përgatisë
Helmohet gruaja e kreut të inteligjencës ushtarake
KQZ: Pavarësisht vonesave, integriteti i votës nuk është cenuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?