By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia ka detin më të pastër në Evropë
July 31, 2025
Barcelona: Sa më shumë të paguajnë turistët, aq më pak do të duhet të paguajnë qytetarët
July 31, 2025
Provoni cilbirin – një gatim turk të thjeshtë por të shijshëm, ideal për ditët e nxehta
July 31, 2025
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Paraqitet sëmundja `Gjuha e Kaltër` në Kosovë, AUV me masa për parandalim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Paraqitet sëmundja `Gjuha e Kaltër` në Kosovë, AUV me masa për parandalim
Bujqësi

Paraqitet sëmundja `Gjuha e Kaltër` në Kosovë, AUV me masa për parandalim

Kosova Times
Last updated: 2025/07/29 at 11:11 PM
Kosova Times Published July 29, 2025
Share
SHARE

Janë konfirmuar rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” në Kosovë, në dy ferma në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës dhe në fshatin Brus të Komunës së Lipjanit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se, “pas hulumtimit të plotë diagnostik, analizat laboratorike konfirmuan prezencën e sëmundjes”.

 

Me qëllim të parandalimit të përhapjes, AUV ka vendosur masa të përgjithshme kufizuese të lëvizjes së kafshëve në gjithë territorin e Kosovës. “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sëmundja “Gjuha e Kaltër” është një sëmundje virusale jo ngjitëse që transmetohet nga mushkonjat e llojit Colicoides. Sipas AUV-së, “nga kjo sëmundje preken ruminantët shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhit). Prej këtyre më e ndjeshme është delja, pastaj dhitë dhe gjedhi”.

Theksohet se sëmundja nuk transmetohet nga kafshët te njerëzit dhe as nga kafsha te kafsha.

AUV, bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, ka lëshuar një “Vendim” me nr. 01/574/2025 për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes “Gjuha e Kaltër”.

Masat kryesore përfshijnë:

“Ndalohet lëvizja e kafshëve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja”;

“Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen në masë izolimi/karantine të plotë”;

“Obligohen fermerët, që për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarin”;

“Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave”;

“Të përcaktohen lokacionet për groposjen e kafshëve të ngordhura”;

“AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike”.

Përjashtimisht, “lejohet lëvizja e kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”.

Gjithashtu, “urdhërohen të gjithë menaxherët e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën”, dhe “obligohen Policia e Kosovës, organet komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave”.

You Might Also Like

Në Serbi përhapet sëmundja e kafshëve, Kosova ndalon importin nga ky shtet

Sëmundja “gjuha e kaltër” e pranishme në Kosovë, nuk ka kafshë të ngordhura

Bujqit e dëmtuar nga zjarret kërkojnë përkrahje për punuesit e tokave

Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

AUV shfuqizon ndalesën e importit për kafshët nga Hungaria

Kosova Times July 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ndahet nga jeta një nga themeluesit e grupit “Eagle” – Dihet edhe shkaku i vdekjes

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Torta Melania, nje recete sllovene e ëmbëlsirës elegante me emrin e zonjës së parë
Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës
Asociacioni, hapi i parë i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim
“Liria ka emër” organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?