Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende- vende të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 27 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.