Lidhja e Bizneseve njofton se këto vendime shkelin ligjin dhe Kushtetutën, dëmtojnë sektorin prodhues, rrisin rrezikun e falimentimeve masive dhe humbjes së vendeve të punës, kërcënojnë stabilitetin financiar të Kosovës.

Lidhja e bizneseve kërkon pezullim të menjëhershëm të vendimit për daljen e detyruar në tregun e lirë të energjisë, veprim të ligjshëm dhe të përgjegjshëm nga ana e institucioneve, dialog serioz me sektorin privat për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.