By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashi i LDK-së: Të amendamentohet Ligji për Dhomat e Specializuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gashi i LDK-së: Të amendamentohet Ligji për Dhomat e Specializuara
Lajme

Gashi i LDK-së: Të amendamentohet Ligji për Dhomat e Specializuara

Kosova Times
Last updated: 2025/08/01 at 9:07 PM
Kosova Times Published August 1, 2025
Share
SHARE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se marrja dhe përdorimi i materialeve të prodhuara nga institucionet represive të ish-Jugosllavisë dhe më vonë të Serbisë si prova në Dhomat e Specializuara, përbën shkelje të rëndë të të drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

 

“Këto materiale janë të fabrikuara nga një regjim kriminal, gjenocidal, i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi — regjim që ka ushtruar dhunë sistematike, gjenocid dhe spastrime etnike në Kosovë dhe rajon. Të përdoren këto dokumente si “prova” në gjykata kundër qytetarëve të Kosovës është jo vetëm kundër drejtësisë, por edhe kundër çdo parimi themelor të shtetit ligjor dhe të së drejtës ndërkombëtare”, shkroi ai.

Sipas deputetit të LDK-së, Kosova ka pasur dhe ka institucione ndërkombëtare të pranishme në terren që kanë hetuar krimet e luftës, përfshirë: Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), Misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), si dhe EULEX-in, misionin e BE-së për sundimin e ligjit.

“Institucionet kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes, kanë hetuar me standarde ndërkombëtare dhe kanë ndërtuar dosje të besueshme. Prandaj, përdorimi i dokumenteve të prodhuara nga aparati shtetëror serb është i papranueshëm dhe cenon rëndë integritetin e drejtësisë në Kosovë”, thotë tutje Gashi.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë. Sipas tij, duhet të nxirret ligj i posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve nga Serbia e të amendamentohet Ligji për dhomat e Specializuara.

“Kuvendi i Kosovës ka përgjegjësi të veprojë, të nxjerrë një ligj të posaçëm që ndalon përdorimin e materialeve të prodhuara nga institucionet represive të Serbisë si prova në gjykatat vendore apo ndërkombëtare që kanë juridiksion mbi Kosovën. Të amendamentojë Ligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe, nëse është e nevojshme, Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale”, shtoi ai.

Gashi i LDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për drejtësi të manipuluar dhe të eksportuar nga Beogradi.

You Might Also Like

Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore

BE shpreh keqardhje për ngërçin politik

Kosova dhe Shqipëria luajnë në të njëjtin orar në play-offin e Botërorit

Osmani nderon fëmijët që dorëzuan portofolin në polici

Pezullohet nga detyra zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku

Kosova Times August 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Shqipëri përkeqësohet moti, priten reshje intensive shiu dhe bore

Kosova Times Kosova Times November 17, 2025
Luftë në Ballkan apo luftë për klikime online?
Krasniqi: Familja Gjakova i ka dhënë dinjitet e krenari xhudos dhe Kosovës
Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos
Mediet serbe kërkojnë shpjegim për “ngritjen e Mig 29”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?