By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Burri amerikan vret katër anëtarë të familjes, kursen foshnjën. “Ne të gjithë e besuam”
August 2, 2025
Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci
August 2, 2025
Vuçiç: Serbia nuk e njeh vendimin kundër Dodikut në politikë
August 2, 2025
Sulmi ndaj dy policëve në krye të detyrës, reagon Sindikata e Policisë
August 2, 2025
Ekspertët: Djegia e hamullorëve e dëmshme për tokën dhe mjedisin
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!
Opinion

Syzet e Edi Ramës dhe guri në Lumë!

Kosova Times
Last updated: 2025/08/02 at 11:34 AM
Kosova Times Published August 2, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Në këtë vendin tonë, prej kohësh jemi mësuar që politika nuk është më thjesht një arenë idesh, por një skenë – një teatër. Dhe si çdo teatër, ka nevojë për kostume, për dritë, për grima dhe, po patjetër, edhe për syze.

Të gjithë e pamë – ose na bënë t’i shohim – syzet e reja të Kryeministrit. Shtypi i kapërceu kufijtë e analizës, kronikës apo lajmit. U hodh në territoret e modës, psikologjisë dhe simbolikës. “Syzet e Ramës” – një titull që do ta kishte zili çdo kopertinë reviste. Dhe ndërkohë, si përherë, guri kishte rënë në lumë.

Sepse ky vend, sa herë ka nevojë për debat publik serioz, gjeneron një objekt të parëndësishëm për ta zëvendësuar. Një palë syze plastike të kuqe .Një batutë. Një veshje. Një emër kafshe. Dhe pastaj? Pastaj ne të gjithë – opinionistë, analistë, qytetarë, meme-bërës, televizione, rrjete sociale – futemi në lumë me pantallona e me këpucë për të nxjerrë gurin.

E kemi parë edhe më herët këtë taktikë. Nuk është e re. E njëjta gjë ndodhi kur shpërthenin skandale reale, por në ekran dilte një lajm për flokët e ndonjë politikani, apo për mënyrën sesi u ul dikush në Kuvend. Dhe kur ngrihej pyetja për shëndetësinë, arsimin, tenderat apo drejtësinë, përgjigjja ishte një spektakël tjetër, një gur i ri në lumë, ndoshta më i ndritshëm.

Nuk është vetëm Rama që i hedh gurët. Këtë mjeshtëri e kanë pasur edhe të tjerë para tij, në forma të ndryshme. Por ai, duhet thënë, e ka përkryer si art. Jo më kot quhet “komunikator i klasit të parë”. Ka kthyer vëmendjen publike në një fushë shahu ku figurat nuk janë më ide, por aksesorë.

Por përgjegjësia nuk është vetëm e atyre që i hedhin gurët. Është edhe e atyre që vrapojnë t’i nxjerrin. E kemi humbur reflektimin kritik. E kemi zëvendësuar seriozitetin me ironi, dhe analizën me batutën. E kemi pranuar që e rëndësishmja nuk është më ajo që ndikon jetën tonë, por ajo që na bën të klikojmë, të reagojmë, të qeshim ose të zemërohemi në Facebook.

Në fundjavë, kur njeriu ka pak më shumë kohë për të menduar, ndoshta është mirë të ndalemi një çast. Të pyesim veten: Kush i hedh gurët në lumin e vëmendjes sonë? Dhe pse harxhojmë gjithë energjinë tonë për t’i nxjerrë?

Sepse ndërkohë që ne lodhemi me gurët, lumi vazhdon të rrjedhë. Dhe bashkë me të, rrjedh edhe koha jonë. Dhe e ardhmja gjithashtu…

You Might Also Like

“Gazetari që nuk tregoi të gjithë të vërtetën, rasti i Vlorës dhe përgjegjësia e munguar”!

Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times August 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Do ta vizitoja Mitrovicën nëse do të më lejohej

Kosova Times Kosova Times September 4, 2024
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
Rusia thotë se i rrëzoi tre dronë ukrainas afër Moskës
AKB: Rreth 2 mijë biznese shuhen në Kosovë brenda vitit
As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?