Një mërgimtar me qëndrim në Zvicër ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor në Kosovë, duke i ofruar 20 euro. Përpjekja e tij ka rezultuar e pasuksesshme, pasi është arrestuar nga autoritetet.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
“Është arrestuar një person i dyshuar, shtetas zviceran, pasi i kishte ofruar një shumë prej 20 eurosh një zyrtari policor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli në trafik apo në rrethana të tjera.