By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja
Lajme

MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja

Kosova Times
Last updated: 2025/08/04 at 9:07 PM
Kosova Times Published August 4, 2025
Share
SHARE

Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se Kosova është pranuar zyrtarisht si anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale / Arsimin Dual (European Alliance for Apprenticeships – EAfA), duke u bërë vendi i 43-të që i bashkohet kësaj platforme prestigjioze evropiane.

 

Ky anëtarësim përfaqëson një arritje të rëndësishme për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), dhe vjen si rezultat i përkushtimit për fuqizimin e arsimit profesional dhe përafrimin e tij me nevojat e tregut të punës.

Përmes kësaj platforme, Kosova do të angazhohet në:

përfshirjen aktive të sektorit privat;

zgjerimin e ofrimit të arsimit dual në bashkëpunim të ngushtë me bizneset;

integrimin e arsimit dual në programet e aftësimit të të rriturve;

krijimin dhe funksionimin e Këshillave Sektoriale të Shkathtësive;

përmirësimin e qeverisjes së shkollave profesionale.

Sipas kësaj ministrie, anëtarësimi në EAfA i mundëson Kosovës të ftojë për anëtarësim edhe institucione të tjera kombëtare si odat ekonomike, shoqatat sektoriale dhe partnerët socialë. Po ashtu, hap mundësi për bashkëpunim me shtete të tjera në zhvillimin e praktikave të avancuara të arsimit profesional, mobilitetin e praktikantëve dhe krijimin e partneriteteve me kompani, organizata rinore dhe institucione edukative nga e gjithë Evropa.

EAfA është një platformë gjithëpërfshirëse që promovon praktika profesionale cilësore, mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, pjesëmarrjen aktive të praktikantëve dhe përfshirjen e autoriteteve vendore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi të fortë dhe modern të arsimit profesional që përgatit të rinjtë për tregun e punës. Me anëtarësimin në EAfA, Kosova pozicionohet si një vend që synon cilësinë dhe standardet evropiane në edukim dhe zhvillim profesional”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Ministria bën të ditur se anëtarësimi është rezultat i përmbushjes së suksesshme të standardeve të kërkuara nga kjo platformë, pas një procesi të përkushtuar pune dhe koordinimi.

You Might Also Like

YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës

Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje

BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve

Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë

Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit

Kosova Times August 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plagoset nje serb pranë urës së Bistricës në Leposaviq nga person i panjohur

Kosova Times Kosova Times April 11, 2023
O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n
Gashani: Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
25 vjet nga mobilizimi i UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?