By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht
August 5, 2025
Telefonatë mes Pierce dhe Kurtit: Në fokus tensionet me Serbinë dhe dialogu
August 5, 2025
Vrasje e rëndë në Baincë, mbi varrin e viktimës mbjellet misër
August 5, 2025
Nderohet veprimtari Rexhep Balidemaj
August 5, 2025
Në Kamenicë mbahet “Dita e Nderimit
August 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze
Lajme

Dua Lipa vizitoi Reporting House, i përgëzon për punën në Muze

Kosova Times
Last updated: 2025/08/05 at 2:19 PM
Kosova Times Published August 5, 2025
Share
SHARE

Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore që mbajti koncertin mbi dy orësh në festivalin ‘Sunny Hill’, ka vizituar ‘Reporting House’. Duan e shoqëruan në këtë vizitë Dukagjin Lipa, babai i saj dhe themeluesi i festivalit, Callum Turner, aktor i famshëm dhe i fejuari i Dua Lipës, Gjin Lipa, vëllai i saj dhe të tjerë.

 

Ajo u prit nga producentja e muzeut, Jeta Xharra, kuratori i muzeut Gazmend Ejupi, gazetarja Donika Shahini dhe nga stafi e vullnetarët e ‘Reporting House’.

Dua Lipa tha “keni një bërë një punë të mrekullueshme për të treguar historinë e Kosovës në këtë muze”.

Dukagjin Lipa falenderoi që muzeu u hap përtej orarit të tij dhe tha që kjo vizitë është realizuar për shkak të respektit për punën e bërë me këtë muze.

Callum Turner u interesua për xhirimet e trupave speciale britaneze, ‘paratroopers’, të cilët kishin ardhur në Kosovë ditëve të para të hyrjes së NATO-së dhe shiheshin në xhirime duke bërë skenimin e terenit për mina në Prishtinë, derisa Dua i tregonte për lagjet e njohura të Prishtinës që i shihte në xhirimet e vitit 1999 të bëra nga BBC.

Donika Shahini, gazetarja që e kishte ruajtur fletoren e fëmijëve të Jasharëve tha “ishte fantastike me çfarë interesimi, kurioziteti dhe modestie Dua dhe Callum ndëgjuan rrëfimin tim për fletoren e shpëtuar nga shtëpia e Jasharëve që e kam ruajtur për këtë muze. Madje Callum më pyeti me detaje për rezistencën e familjes Jashari dhe fëmijet që kishin rënë atë ditë”.

“Kjo më bëri shumë të lumtur, që një një çift kaq i njohur me familjet e tyre që janë angazhuar aq shumë me festivalin dhe koncertin e tyre, koncert  të cilin e kam pa dhe më ka bërë të lumtur, gjeti kohë të vizitojë muze dhe të interesohet për punën tonë” – tha Shahini.

Jeta Xharra, bashkëthemeluesja e muzeut “Reporting House” tha që “kemi pasur një fluks të njerëzve që e kanë vizituar muzeun tonë për shkak se kanë ardh në Kosovë për Sunny Hill, pra kemi pasur mundësi të ju flasim për historinë e Kosovës njerëzve që normalisht nuk do vinin në Kosovë”.

“Pra, kjo tregon që, përtej profesionalizimit të lartë që është treguar këto ditë nga stafi i kompanisë “Republika” që e kanë organizuar festivalin “Sunny Hill” – të cilin e kam vizitu çdo natë – është e hatashme sa e dobishme është treguar familja Lipa për gjithë ne që jetojmë e punojmë në Kosovë. Thjesht ata na kanë bërë nder duke e promovuar një Kosovë moderne, një rini kosovare që ndihet rehat në lëkurën e vet dhe rehat me histori të vet – e për mua befasi e kandshme ishte sidomos që pas gjithë asaj lodhje me festival, kjo familje gjeti kohë të interesohet për histori të Kosovës disa orë para se Dua duhej të udhëtoj e ta zë aeroplanin për udhëtimin e mëtutjeshëm të saj. Kjo tregon një fokusim të hatashëm të kësaj familjeje për të bërë mirë jo vetëm për veti, por për Kosovë” – shtoi Xharra.

Gjatë vizitës së saj, Lipa me familjarët vizituan edhe Galerinë e ‘Reporting House’ ku po ekspozohet puna e artistit 18-vjeçar nga Gaza, Hussein al-Jerjaëi e që titullohet “Fragmente të mbijetesës”.

Reporting House” është hapur më 10.06.2024 në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë dhe pasqyron punën e madhe që kanë bërë gazetarët vendorë e ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë. Orari i vizitës gjatë muajit gusht është ditëve e marte – premte prej orës 10:00 – 20:00 ndërsa të shtunën prej orës 10:00 deri në 18:00.

You Might Also Like

Telefonatë mes Pierce dhe Kurtit: Në fokus tensionet me Serbinë dhe dialogu

Vrasje e rëndë në Baincë, mbi varrin e viktimës mbjellet misër

Nderohet veprimtari Rexhep Balidemaj

Në Kamenicë mbahet “Dita e Nderimit

Arrestohet edhe një shqiptar në Serbi, reagon Qeveria e Kosovës

Kosova Times August 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Diaspora e Maqedonisë së Veriut e voton bindshëm Bujar Osmanin

Kosova Times Kosova Times April 23, 2024
Avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi
Vëllimi i industrisë shenon renie
Olympiacos-Fiorentina, formacionet zyrtare
Thyerja e posterit me foton e dëshmorit Ridvan Qazimi-LLESHI, në Bujanoc-Komandanti po vritet për të satën herë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?