By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shumica e gjyqtarëve kalojnë testet fizike, 10 prej tyre do të ritestohen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Shumica e gjyqtarëve kalojnë testet fizike, 10 prej tyre do të ritestohen
Sport

Shumica e gjyqtarëve kalojnë testet fizike, 10 prej tyre do të ritestohen

Kosova Times
Last updated: 2025/08/10 at 6:50 PM
Kosova Times Published August 10, 2025
Share
SHARE

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë, në Kampin Nacional në Hajvali, janë zhvilluar testet fizike për gjyqtarët e Superligës dhe Ligës së Parë, nën përkujdesjen e Komisionit të Gjyqtarëve.

 

Testet janë zhvilluar sipas standardeve ndërkombëtare dhe u monitoruan nga eksperti atletik i FIFA-s, Simon Breivik, si dhe përgatitësi atletik i gjyqtarëve në Kosovë, Enver Tahiraj.

Sipas FFK-së, nga 57 gjyqtarë pjesëmarrës, 23 kryesorë dhe 34 asistentë, 47 i kanë kaluar me sukses testet, ndërsa tre gjyqtarë kryesorë dhe shtatë asistentë nuk i plotësuan normat dhe do t’i nënshtrohen ritestimit. Deri atëherë, ata nuk do të delegohen për të ndarë drejtësinë.

Punën e gjyqtarëve e ndoqi nga afër edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa aktiviteti ishte pjesë e seminarit treditor që ka për qëllim vlerësimin e gjendjes fizike të gjyqtarëve para edicionit të ri.

Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, tha se ky seminar mbahet çdo vit nën ombrellën e FIFA-s dhe se gjyqtarët e përgatitur nuk e kanë problem testin fizik. “Unë dhe komisioni jemi të kënaqur. Besoj shumë në këta djem. Na pret një edicion me ndeshje të forta, por besoj se do t’ia dalim mbanë”, u shpreh Hasani.

Ndërkaq, eksperti i FIFA-s, Simon Breivik, vlerësoi progresin e gjyqtarëve kosovarë, duke kujtuar se para gjashtë apo shtatë vjetësh situata ishte ndryshe. “Tani zhvillimi është shumë më profesional. Në mëngjes bëmë matjet e dhjamit trupor dhe të gjithë gjyqtarët janë në formë shumë të mirë. Çdo vit përqindja e atyre që kalojnë testin është në rritje”, tha ai.

Seminari për gjyqtarët mbyllet sot me pjesën e fundit teorike.

You Might Also Like

Investim 400 mijë eurosh në palestrën ‘Minatori’

Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të Golfit

Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`

Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës

Bleron Ademi siguron medalje në Kampionatin Evropian

Kosova Times August 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ricky Martin më 20 korrik me koncert në Tiranë

Kosova Times Kosova Times July 9, 2023
Konfiskohet pasuria e Ylli Ndroqit, biznesmenit të shpallur “non grata” nga ShBA-ja
BOTA TOKËSORE SIPËRFAQËSORE E KOHORE NË POEZI
Analizë e këngës popullore për Milan Radoiçiqin
Hapet sot Panairi i Gruas `Me zemër për Diasporën`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?