By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadorët e BE-së kanë miratuar një plan për të hequr gradualisht gazin rus deri në vitin 2028. Nëse miratohet, Hungaria dhe Sllovakia do të duhet të zbatojnë këtë plan
October 8, 2025
Tusk i Polonisë fajëson “Nord Stream”-in “ata që e ndërtuan”, kundërshton ekstradimin e të dyshuarit ukrainas
October 8, 2025
Rusia humbi 281 mijë trupa në vitin 2025, viktimat totale mbi një milion
October 8, 2025
Autoritetet ruse zhdukin zjarrin masiv të dukshëm nga hapësira në Krime
October 8, 2025
Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe
Lajme

BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/08/11 at 11:39 AM
Kosova Times Published August 11, 2025
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për përshpejtimin e penetrimit të “Botës Serbe” në Maqedoninë e Veriut, që pas Telekomit Serb, po hyn fuqishëm edhe në sektorin bankar përmes “Alta Bank”. Ky nuk është një investim i zakonshëm financiar, por një operacion i strukturuar politik dhe ekonomik i Beogradit për të siguruar kontroll strategjik mbi institucionet kyçe të vendit, me përfshirje aktive të partnerëve qeveritarë, përfshirë VLEN-in.

 

Ky subjekt politik, duke cituar burime nga Banka Popullore, bën të ditur se drejtimin e “Alta Bank” në Maqedoni pritet ta marrë ish-anëtarja e Kryesisë së VMRO-DPMNE-së dhe ish-zëvendësguvernatore, Maja Kadievska Vojnoviq, bashkëpunëtore e ngushtë e kryeministrit në fushën e ekonomisë. Emërimi i saj vjen si rezultat i lobimit personal të Mickoskit tek Aleksandar Vuçiq, duke e lidhur drejtpërdrejt bankën me strukturat politike të Serbisë.

BDI njofton se, sipas burimeve të brendshme, një nga arsyet e emërimit të Trajko Slavevskit si guvernator ka qenë premtimi i tij se do të eliminojë çdo pengesë për hyrjen e “Alta Bank” në tregun vendor, pavarësisht paralajmërimeve të profesionistëve të Bankës Popullore për rreziqet që kjo sjell për reputacionin financiar të vendit në sytë e autoriteteve evropiane.

“Kjo ndërhyrje është pjesë e së njëjtës strategji që BDI e ka denoncuar më herët: prioritetizimi i lidhjeve me Beogradin dhe boshtin lindor, vizitat e figurave me qëndrime proruse, si Millorad Dodik, promovimi i Korridorit 10 në vend të Korridorit 8, përfshirja e figurave fetare serbe në aktivitete shtetërore dhe donacionet me prejardhje serbe në vend. Tani, me kapjen e sektorit bankar, “Bota Serbe” do të ketë mundësinë të financojë bizneset e afërta me qeveritarët, duke i futur ata në skema edhe më të mëdha korruptive dhe duke i bërë të varur nga interesat e Beogradit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti vlerëson se institucionet që duhet të mbronin sigurinë kombëtare po heshtin ose janë bërë pjesë e këtij procesi. “Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia për Siguri Kombëtare, që duhet të alarmonin për rreziqet, janë shndërruar në struktura inerte ose të kontrolluara politikisht. Presidentja dhe kabineti i saj, në vend që të mbrojnë interesin shtetëror, po minimizojnë ose shpërndajnë lajme të rreme për të maskuar natyrën e vërtetë të këtij operacioni.”

BDI riafirmon se Maqedonia e Veriut nuk mund të lejojë që sektorët strategjikë të vendit të bëhen pronë e “Botës Serbe” dhe interesave të saj destabilizuese. “Integriteti ynë financiar dhe orientimi euroatlantik janë të panegociueshëm. Heshtja ndaj kësaj agjende është bashkëfajësi, dhe qytetarët do të mbajnë përgjegjës ata që po e shesin të ardhmen e vendit për interesa të ngushta politike e financiare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

You Might Also Like

Publikohet dosja paraprake e ZPS-së për administrimin e drejtësisë

Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger

Vendimi i plotë i Kushtetueses: S’ka Kuvend pa nënkryetarin serb

Gërvalla pjesë e takimit të ministrave në kuadër të Procesit të Berlinit

Kosova Times August 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdohet afati i konkursit për pranimin e policëve të rinj në veri

Kosova Times Kosova Times January 26, 2023
Festivali ‘NewBorn Kosova’ me himnin e Kosovës, nismë e artistes spanjolle
Deklaratat e Musk mirëpriten në Kinë, kritikohen nga Tajvani
Si të dekoroni tryezën e Vitit të Ri 2024-2025
Arrestohet një person në Pejë, u martua me një vajzë të mitur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?