By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim
Opinion

Letër e hapur për mërgatën shqiptare: Mirënjohje dhe ftesë për bashkim

Kosova Times
Last updated: 2025/08/11 at 4:47 PM
Kosova Times Published August 11, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj –

Në çdo cep të botës ku valon një flamur shqiptar – qoftë në ballkonin e një banese në Zvicër, në oborrin e një shtëpie në Suedi, apo në zemrën e një emigranti në gjithë Europën, në Amerikë e Australi – atje jeni ju: mërgata jonë e dashur, krenaria jonë e heshtur dhe mbështetja jonë e pandalshme. Shqiptarët ndër vite janë detyruar të largohen nga vendlindja për arsye politike, ekonomike, apo edhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për familjet e tyre. Por as largësia dhe as koha nuk ua kanë zbehur dashurinë për vendin. Në të kundërtën – e kanë forcuar. Kjo letër nuk është thjesht një ftesë për një ngjarje apo një takim veror. Është një thirrje e zemrës, një shenjë mirënjohjeje, dhe një ftesë për të ndërtuar ura të reja midis nesh – si ata që jetojnë në Kosovë, Shqipëri e më gjerë, ashtu edhe ata që jetojnë në diasporë, por me zemër gjithmonë në atdhe. Mërgata – më shumë se ndihmë Në kohët më të vështira historike, mërgata shqiptare ka qenë shtylla që e ka mbajtur gjallë shpresën. Nga ndihmat financiare, deri te lobimi ndërkombëtar, nga mbështetja për familjet e tyre në vendlindje, deri te investimet në shkolla, rrugë e spitale – kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm. Jo rrallë, mërgimtari është bërë institucion më vete për fshatin apo qytetin prej nga vjen. Por ajo që shpesh harrojmë është edhe përkushtimi emocional dhe sakrifica – jetët që kanë lënë pas, mundësitë që i kanë dhënë vendlindjes, e mallin që e bartin përditë. Ftesë për njohje, bashkim dhe respekt Organizimet që po bëhen gjithandej – në fshatra, qytete e komuna – nuk janë vetëm për t’u argëtuar apo për të festuar. Ato janë mision kulturor dhe shoqëror: – Të njihen gjeneratat mes vete; – Të ruhet gjuha, tradita dhe ndjenja kombëtare; – Të falënderohet secili që ka kontribuar për të mirën e përbashkët. Në këtë frymë, kjo ftesë publike i drejtohet çdo shqiptari në diasporë: Vazhdoni të jeni pjesë e jonë. Vijeni mallin në takim me ne. Sillni buzëqeshjet, kujtimet dhe dashurinë që s’ju është shuar kurrë. Sepse, në fund të ditës, asgjë s’është më e fuqishme se një komunitet që i mban rrënjët gjallë, edhe kur degët janë shpërndarë nëpër botë. Ju falënderojmë. Ju duam. Dhe gjithmonë ju mirëpresim.

Opinioni i pavarur, nuk përfaqëson qëndrimet e Kosova Times

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

Kosova Times August 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BBC: Kantieret detare ruse marrin pjesë nga Evropa

Kosova Times Kosova Times April 15, 2024
Moti në Shqipëri
Veprimet nga hetimi: Djali i presidentit amerikan pranon fajësinë
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë ATSH Korça çeli mbrëmë sezonin veror me edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e qytetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau pamje nga momentet festive, teksa shkruan: “Energjia e Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një festë e vërtetë në rrugët e Korçës”. Ngjyra, muzikë, maska dhe një energji e jashtëzakonshme përcolli kjo festë në qytetin e Korçës, i cili ishte bërë mbrëmë destinacion i shumë vizitorëve. Trupa të shumta nga Bullgaria, Polonia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria sollën performanca fantastike dhe maska që e kthyen bulevardin në një skenë të hapur, ku çdo hap ishte ritëm dhe çdo fytyrë një vepër arti. Qindra qytetarë dhe turistë u bashkuan në këtë atmosferë unike, ku festa dhe kultura u ndërthurën në mënyrën më të bukur. Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “Korça e nisi verën me energji dhe gjallëri, duke treguar edhe një herë se është një qytet me plot arsye për t’u vizituar”. “Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë. Do të vazhdojmë të punojmë për një qytet gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës”, tha Filo.
Horoskopi ditor për 30 maj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?