Atje do të gjeni mijëra pemë, bimë dhe lule ekzotike në disa kopshte, dhe atraksionet përfshijnë një kopsht zoologjik të vogël, një galeri arti, një qendër hipizmi, në shesh lojërash për fëmijë dhe një kinema në ajër të hapur…
Nëse jeni duke kërkuar një destinacion evropian për pushime verore që nuk do t’ju kushtojë shumë, Sozopol – një qytet i vendosur 35 km në jug të Burgasit në bregdetin jugor të Detit të Zi të Bullgarisë – mund të jetë një vend i mirë për të marrë frymëzim. Një nga vendpushimet më të mëdha bregdetare të vendit, është i njohur për plazhet e tij, rrugicat simpatike në qytetin e vjetër dhe festivalin e artit dhe filmit Apollonia.
Pranë Sozopolit ndodhet një nga atraksionet më të njohura bullgare – Kështjella e Ravadinovos , të cilën do ta gjeni në mes të asgjësë – në një fushë pranë rrugës të rrethuar nga një liqen dhe natyrë e bukur.
Kalaja, vetëm dhjetë minuta larg qytetit me makinë, u ndërtua nga Georgi Tumpalov, një arkitekt për të cilin kjo sipërmarrje ishte përmbushja e një ëndrre të jetës. Ai filloi në vitin 1996 duke vizatuar një kryq gjigant në një fushë të zbrazët, i cili shërbeu si plani përfundimtar i kalasë. Tumpalov dhe familja e tij punuan ditë e natë, me ndihmën e punëtorëve nga fshati Ravadinovo, për të transformuar 20,000 ton gurë nga zorrët e malit Stranxha në një strukturë madhështore. Njëzet vjet më vonë, guri vezullues është përdorur për të krijuar mure dhe kulla, një faltore, një bodrum dhe madje edhe fundin e liqenit pranë kalasë.
I dashuruar me erën
Sot, kështjella është atraksioni më i vizituar në të gjithë vendin dhe vizitorët e krahasojnë atë me një përrallë. Emri i saj është gjithashtu përrallor dhe në përkthim përshkruhet si Kështjella e Dashuruar me Erën. Atje do të gjeni mijëra pemë, bimë dhe lule ekzotike në disa kopshte. Ndryshe nga shumë kështjella të tjera evropiane me lëndina të mirëmbajtura me kujdes, mjedisi këtu është pak i egër – njësoj si skulpturat e pazakonta të kafshëve.
Atraksionet përfshijnë një kopsht zoologjik të vogël, një galeri arti, një qendër kalorësie, një kënd lojërash për fëmijë, një kinema në ajër të hapur, restorante dhe bare, si dhe një pus dëshirash. Kështjella është e hapur çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite dhe hyrja kushton 10 euro. Fëmijët nën shtatë vjeç janë falas. Në kulmin e saj, kështjella priste më shumë se një milion vizitorë në vit.
Kështjella ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare për arkitekturën dhe turizmin, duke përfshirë Çmimin A’Design Italy, Çmimin Amerikan të Arkitekturës, Destinacionet më të Mira Evropiane, Atraksioni më i Mirë Evropian për Familje, Vendi më i Mirë për Dasma dhe çmimin për atraksionin më të mirë turistik bullgar. Disa vite më parë, Ravadinovo u kurorëzua edhe me Çmimin Ndërkombëtar të Udhëtimit, një lloj Oskari turistik, për destinacionin më të mirë familjar në Evropë. Është gjithashtu një vend i preferuar për të dashuruarit, me kopshte që ofrojnë sfonde të bukura për ceremoni dhe sete fotografike.
Bileta e Hyrjes në Kala
I rritur 40 BGN/20 EUR
Fëmijë 12-17 vjeç 25 BGN/12.5 EUR
Fëmijë 7-11 vjeç 20 BGN/10 EUR
Fëmijët deri në 7 vjeç – falas, por duhet të shoqërohen nga një i rritur
Poashtu aty ofrohen paketat per sesione fotografimi për maturantë dhe studentë – Tarifë prej 500 BGN / 250 euro për xhirime në kohë të pakufizuar në të gjitha vendet e lira me fotografin tuaj profesionist + 14 BGN/7 euo tarifë hyrjeje për person. Për një grup prej 15 ose më shumë personash përfitoni 1 hyrje falas, si dhe një hyrje falas për fotografin. Tarifa e dronit është 150 leva/ 75 euro.
Të paktën 2 ose 3 nga fotot i ofrohen falas Kalasë me leje për t’u përdorur për të reklamuar kompleksin dhe fotografin në faqen e internetit, në të gjitha rrjetet sociale dhe kanalet e Kalasë “In love with the wind”.
– Për xhirimin e një videoje, tarifa është 10.000 BGN /5000 euo+ tarifa e hyrjes (+ 5000 BGN/2500 euro nëse xhirimet bëhen edhe në njërën nga sallat)
– Për xhirimin e një filmi, tarifa është 15000 euro për një ditë xhirimi.
– Për xhirimin e një reklame ose videoklipi muzikor, tarifa është 1500 leva + 30 leva tarifë hyrjeje për person. Për një angazhim mbi 2 orë, tarifa është 3000 leva + 30 leva tarifë hyrjeje për person.
Sesione fotografike të dasmave:
– Tarifë prej 500 levash për xhirime në kohë të pakufizuar në të gjitha vendet e lira me fotografin tuaj profesionist + tarifë hyrjeje prej 15 levash për person. Për një grup prej 15 ose më shumë personash përfitoni 1 hyrje falas, si dhe një hyrje falas për fotografin. Tarifa e dronit është 150 leva.
– Të paktën 2 ose 3 nga fotot i ofrohen falas Kalasë me leje për t’u përdorur për të reklamuar kompleksin dhe fotografin në faqe, në të gjitha rrjetet sociale dhe kanalet e Kalasë “In love with the wind”.