Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka nisur një fushatë vetëdijësuese për parandalimin e vjedhjeve dhe rritjen e sigurisë në komunitet.
“Në lagjet e kryeqytetit nga zyrtarët policorë janë duke u shpërndarë fletushka vetëdijësuese, me temën “10 Këshilla të dobishme-Mbrojtje nga vjedhjet””, thuhet në njoftim .
Po ashtu, pjesë e fushatës është edhe bashkëbisedimi me qytetarët dhe njoftimi i tyre për mënyrat e parandalimit të vjedhjeve.
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë, të raportojnë çdo rast të dyshimtë dhe të ndjekin këshillat.