Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikjes, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës.

AME thotë se situata më e rënduar është paraqitur në komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë, ku në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe drejtori Ekzekutiv, i cili ka ndjekur nga afër situatën. Në këtë rast është bërë kërkesë për angazhim të KFOR-it, për të ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

AME/MPB shpreh mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, Komunave dhe Qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.