Pak samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Trump dhe homologut rus, Putin, pothuajse të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së ranë dakord për një linjë të përbashkët në mbështetje të Ukrainës. Vetëm Hungaria është kundër.

 

Tri ditë para samitit ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin, BE sërish theksoi këndvështrimin e saj. E rëndësishme është, që Ukraina të përfshihet në vendimet për një paqe.

Në deklaratën e përbashkët të 26 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së theksohet: “Ne ndajmë bindjen, se një zgjidhje diplomatike duhet të mbrojë interesat jetike të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës”.

Ukrainasit duhet të mund të vendosin të lirë për të ardhmen e tyre. Më tej theksohet: Një “paqe e drejtë dhe e qëndrueshme” për Ukrainën duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe parimin bazë, që “kufijtë ndërkombëtar nuk lejohet të ndryshohen me dhunë”. Lidhur me këtë “nuk mund të vendoset pra Ukrainën”.

Orban për një samit BE-Rusi

Vetëm Hungaria e refuzoi deklaratën e BE-së. Kryeministri hungarez Viktor Orban në platformën X shkruan: “Masa e vetme e arsyeshme për udhëheqjen e BE-së, do të ishte sipas modelit të takimit SHBA-Rusi të iniciojë një samit BE-Rusi.

“Më tej Orban shkruan: “Le t’i japim një shans paqes.” Është “mjaft e trishtueshme”, që BE është n ë bisedime është “spostuar në rolin e spektatorit”. “E vetmja gjë, që do ta përkeqësonte situatën, do të ishte të jepeshin këshilla nga vija anësore”, shton Orban.

Ai jo vetëm e refuzon si të pakuptimtë dhe si zgjatje të luftës ndihmën ushtarake të BE-së për Ukrainën. Por edhe sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, sipas Orbanit, nuk ndihmojnë për zgjidhje: Ai i kritikon sanksionet vazhdimisht të padobishme dhe që dëmtojnë ekonominë evropiane.