By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
Lajme

Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/14 at 4:35 PM
Kosova Times Published August 14, 2025
Share
SHARE

Me një listë të përbashkët nën logon “Aleanca Shqiptare’ do të garojnë katër partitë më të mëdha shqiptare në zgjedhjet lokale në Komunën e Graçanicës. Leutrim Ajeti, kandidati për kryetar të kësaj komune, tha se synojnë fitoren. Politologë thonë se kjo është një iniciative e mirë e që duhet marrë model edhe në komuna të tjera.

 

Ndryshe nga situata plotë ndasi e mospajtime në nivelin qendror, katër partitë më të mëdha shqiptare, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tejkaluan ndasitë dhe u bashkuan në një listë, për zgjedhjet lokale për asamble e kryetar komune në Graçanicë.

Leutrim Ajeti, kandidati i Aleancës Shqiptare, për kryetar të Komunës së Gracanicës, tha për Radio Kosovën se ndasitë u tejkaluan me një qëllim.

“Qëllimi kryesor është ta fitojmë kryetarin e komunës në  Graçanicë, por edhe në asamblenë komunale të kemi përfaqësim, besoj edhe shumicë. Gjasat janë shumë të mëdha por këtë do ta shohim më 12 tetor. Jam i bindur që si “Aleancë Shqiptare’ kemi një përfaqësim dinjitoz dhe do të afrohemi për ta fituar garën”, tha Ajeti.

Ai, që nga zgjedhjet lokale të 2021 është nënkryetar i Graçanicës, tregoi tri projektet kryesore që do t’i realizojë nëse bëhet kryetar i komunës multietnike në shumicë e banuar nga komuniteti serb.

“Lirimi i rrugës kryesore me një nënkalim, pastaj çështja e transportit urban e cila është brengë e madhe dhe një kërkesë e të gjithë qytetarëve, jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e serbëve, romëve, ashkalinjëve, goranëve e turqve që jetojnë aty. Çështja e ambientit e cila e mundon Komunën e Graçanicës, me mbetjet e minierës dhe lumin Graçanka që është shumë i ndotur”, tha Ajeti.

Politologia Arta Tahiri-Beqa, thotë se iniciativa e Aleancës Shqiptare për t’u bashkuar për zgjedhjet lokale është e mirë dhe duhet marrë model.

“Është një praktikë e cila do të doja që edhe komunat e tjera si Novobërda, Shtërpca të realizojnë një aleancë shqiptare sepse kjo është një fuqizim i akterëve tanë politikë në këto komuna. Do të bënte që të realizohen objektivat dhe qëllimet për të cilat thashë se qytetarë të komunës në këtë rast të Novobërdës,  apo të Shtërpcës, e komunat e tjera të kenë fuqinë e tyre politike më të madhe se ajo që ka qenë deri më tani”, deklaroi ajo.

Komuna e Graçanicës është themeluar me procesin e decentralizimit. Nga atëherë është drejtuar nga politikanë serbë. Aktualisht kryetare është Ljiljana Shubariq nga Lista Serbe.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times August 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët kërcënojnë sërish me raketën Oresnik: “Do të sigurohemi që të kapërcehen nga dridhja dhe tronditja”

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Presidenti ukrainas Zelensky arriti në Shqipëri
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram
Qeverisë i bëhet thirrje të ndajë nga 200 euro për punëtorët e sektorit privat
Njoftimi i Trump për armatosjen e Ukrainës dhe vendosjen e tarifave ndaj Rusisë shënon një kthesë të plotë.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?