By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama: Plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur
August 14, 2025
Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika
August 14, 2025
Një recetë për përsosmëri kremoze pa pjekje
August 14, 2025
8 ushqime me veti të mrekullueshme që na mbrojnë nga sëmundjet – dhe madje edhe nga kanceri
August 14, 2025
E vërteta rreth ushqimit në aeroplane për të cilën nuk flitet shumë
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet lokale, partitë prezantojnë listat e kandidatëve për Prishtinën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zgjedhjet lokale, partitë prezantojnë listat e kandidatëve për Prishtinën
Lajme

Zgjedhjet lokale, partitë prezantojnë listat e kandidatëve për Prishtinën

Kosova Times
Last updated: 2025/08/14 at 4:47 PM
Kosova Times Published August 14, 2025
Share
SHARE

Partitë politike në Prishtinë kanë publikuar listat e kandidatëve për kryetarë dhe këshilltarë komunalë, të cilat janë dorëzuar edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Partitë kanë shpalosur ekipet me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe përmes të cilave synojnë të marrin besimin për të udhëhequr me kryeqytetin.

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar listën e kandidatëve për asamblistë në Prishtinë, teksa e ka quajtur atë si ‘Lista për Prishtinën tonë’. Ai ka thënë se kjo listë përfshin njerëz nga fusha të ndryshme.

“Lista e fitores për Prishtinë përfshin profesionistë, punëtorë, ndërmarrës, të rinj, gra dhe aktivistë. Me bartëse të listës një grua dhe me 48% gra gjithsej, lista nuk përmbush vetëm formalisht detyrimin, por në bosht të saj ka barazinë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

E kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismaili ka thënë se lista e këtij subjekti politik është e përbërë me qytetarë aktiv nga çdo lagje e Prishtinës që i njohin problemet e qytetit dhe e kanë vullnetin të bashkëpunojnë për ta bërë Prishtinën një qytet që funksionon.

“Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk rrinë anas! Koha për Prishtinën”, ka shkruar Ismaili.

Me moton “Prishtina Përtej”, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka prezantuar listën e kandidatëve të saj për Kuvendin e Komunës së Prishtinës.

“Ky është ekipi me vizion, dije e energji për ta çuar Prishtinën “Përtej” të zakonshmes!”, ka shkruar Përparim Rama, i cili garon për një tjetër mandat në krye të kryeqytetit.

Ndërkohë, Partia Guxo me moton “Guxo për Prishtinën” ka prezantuar listën e saj me 51 kandidatë për Kuvendin Komunal, përfshirë 25 gra dhe 26 burra, të cilës i prin Jeta Statovci.

“Kam nderin të prezantoj dhe t’i prijë listës së kandidatëve për Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga Partia Guxo.  Në listë gjenden profile të jashtëzakonshme, 25 gra e 26 burra. Nuk gaboj të them, se është lista më e freskët këto zgjedhje, me profile doktorësh, arkitektësh, ekonomistësh, profesorë e artistë. Prishtina ka një mundësi kreative, na priftë e mbara”, ka shkruar Statovci në Facebook.

Entuziaste me ekipin e saj për Prishtinën është shprehur edhe kandidatja e Partisë Social Demokrate, Besa Shahini, e cila do të konkurrojë për kreun e komunës.

“Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet”, ka thënë ajo rreth listës së 50 kandidatëve të PSD-së për asamblistë  në kryeqytet.

E në zgjedhjet e 12 qershorit në kryeqytet do të garojë edhe lista e qytetarëve “Lidhja e Prishtinës” e drejtuar nga Fehmi Kupina, ish-kryesues i Kuvendit të Komunës.

“Kjo është lista fituese e Lidhjes së Prishtinës. Një listë përplot profesionalizëm, përvojë e shërbim ndaj komunitetit. Një listë ku mbizotëron uniteti dhe harmonia, me një renditje të realizuar përmes shortit për të siguruar trajtim të barabartë”, ka shkruar ai.

Listën e kandidatëve për asamblistë e ka publikuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila për kryetar të komunës do të garojë me Bekë Berishën.


You Might Also Like

Rama: Plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

Tragjedi në Maliq të Shqipërisë, vdes 14-vjeçari pas konfliktit me thika

Çitaku viziton Thaçin në Hagë, përcjell mesazh qëndrese

NATO vendos forcat rezervë në Kosovë për trajnime operative

Veteranët e Rahovecit: Personat e arrestuar nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së

Kosova Times August 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

NATO ka njoftuar planet për të “neutralizuar” Kaliningradin në rast lufte me Rusinë

Kosova Times Kosova Times May 9, 2024
“Finlanda do të jetë e para që do të vuajë!”: Zyrtari rus kërcënon vendet fqinje për anëtarësim në NATO
Një nga modelet më të bukura të viteve ’80 pozoi në moshën 60 vjeç pa filtër: “Kjo jam unë”
Asteroidi gjigant i drejtohet Tokës me shpejtësi, ja kur pritet të kalojë pranë nesh
Distria Krasniqi stoliset me medaljen e argjendtë në Gjeorgji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?