Një 14-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas një konflikti me thika në fshatin Pirg të Maliqit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në ambientet e një lokali, ndërsa policiae e Shqipërisë ka nisur hetimet.
Në fshatin Pirg të Maliqit të Shqipërisë është shënuar një ngjarje tragjike, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spital pas një përplasjeje me thika mes tyre. Policia bën me dije se incidenti ndodhi rreth orës 17:30 brenda një lokali.
Si pasojë e plagëve të marra, një prej të rinjve ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri po trajtohet nga mjekët dhe është nën mbikëqyrjen e forcave policore.