Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku personat e dyshuar, duke përdorur sprej dhe forcë fizike, i kanë grabitur viktimës (mashkull) një çantë që përmbante një shumë parash.

Pas veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit, D.R. (21 vjeç), E.S. (23 vjeç), R.B. (24 vjeç), F.Sh. (21 vjeç) janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.