By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SPERTK anulon protestën e 18 gushtit pas vendimit të Qeverisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SPERTK anulon protestën e 18 gushtit pas vendimit të Qeverisë
Lajme

SPERTK anulon protestën e 18 gushtit pas vendimit të Qeverisë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/16 at 9:42 AM
Kosova Times Published August 16, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) ka njoftuar anulimin e protestës së paralajmëruar për datën 18 gusht, pasi Qeveria në detyrë ka miratuar në parim kërkesën për huamarrje, për daljen nga kriza financiare në RTK.

 

“Sindikata mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore që do t’i mundësojnë RTK-së të dalë nga kriza aktuale financiare. Në këtë drejtim, njoftojmë se protesta e paraparë për datën 18 gusht anulohet”, thuhet në njoftimin e SPERTK-së.

Sindikata ka falënderuar të gjithë punonjësit e RTK-së për gatishmërinë dhe angazhimin në protestat dhe veprimet sindikale të ndërmarra gjatë javëve të fundit. “Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata kolegë që, pavarësisht se nuk morën paga për muaj të tërë, vazhduan punën me përkushtim për të mos lënë qytetarët pa informim, duke mbrojtur kështu misionin themelor të transmetuesit publik”, thuhet më tej.

SPERTK ka shprehur mirënjohje edhe për organizatat dhe sindikatat që u solidarizuan me punonjësit e RTK-së. “Falënderojmë gjithashtu Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), mbi 15 milionë sindikalistë në SHBA, Qendrën Solidare, Sindikatën e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias në Shqipëri (SGPM), si dhe të gjitha mediat dhe kolegët në Shqipëri që u solidarizuan dhe mbështetën SPERTK-në.”

Sindikata rithekson se qëllimi i saj i vetëm ka qenë mbrojtja e transmetuesit publik dhe garantimi i pagave për punëtorët e saj. “Qëllimi ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet mbrojtja e RTK-së, sigurimi i buxhetit dhe garantimi i pagave për punëtorët e saj.”

SPERTK i ka bërë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës për miratimin urgjent të Ligjit të ri për RTK-në. “I bëjmë thirrje Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës që me urgjencë të miratojë Ligjin e ri për RTK-në, të sigurojë financim të pavarur, rritje të buxhetit dhe ndryshim të formës së raportimit financiar një herë në vit për shpenzimet buxhetore”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, sindikata kërkon që, në mungesë të Kuvendit, kompetencat për ndarjen e buxhetit të RTK-së të kalojnë edhe te Thesari. “Kërkojmë që në rast mungese të Kuvendit të Kosovës, e drejta për ndarjen dhe alokimin e buxhetit të RTK-së të kalojë jo vetëm te Komisioni për Buxhet dhe Transfere, por edhe te Thesari, sipas ligjit, për të shmangur situata si kjo që sapo kaluam.”

SPERTK ka kërkuar edhe plotësimin e Bordit të RTK-së dhe të gjitha pozitave udhëheqëse në përputhje me ligjin: “Kërkojmë nga Kuvendi i ri plotësimin e Bordit të RTK-së dhe të gjitha pozitave udhëheqëse në përputhje me ligjin për RTK-në, si dhe mbështetje të seriozë për transmetuesin publik në funksion të forcimit të tij.”

Sipas sindikatës, “forcimi i RTK-së është forcim i lirisë së medias në një vend demokratik si Kosova.”

Në fund, SPERTK ka njoftuar se të gjitha dokumentet e mbledhura për padi, me pëlqimin e punonjësve, do të asgjësohen sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe se padia nuk do të dërgohet në gjykatë.

You Might Also Like

Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Rama: Partneriteti me SHBA-të, garanci për zhvillimin afatgjatë të Prishtinës

Osmani në Mitrovicë: Këto toka kanë qenë gjithmonë të shqiptarëve

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Kosova Times August 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bregu: Vendimi i Kosovës për të hequr vizat në mënyrë të njëanshme ndaj qytetarëve të Bosnjës është lajm dhe shembull i mirë

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
BKK dhe ASHAK me marrëveshje, prioritet digjitalizimi i gazetës ‘Rilindja’
Bugajski: Beogradi po prodhon një luftë tjetër ballkanike”
OKB alarmon: 29 të ekzekutuar në Iran brenda dy ditësh
Masakra në Francë. Vrau një sipërmarrës, dy roje sigurie dhe dy emigrantë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?