By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëse Trampi e ndaloi luftën – kush do t’i dilte zot Kosovës?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nëse Trampi e ndaloi luftën – kush do t’i dilte zot Kosovës?
Opinion

Nëse Trampi e ndaloi luftën – kush do t’i dilte zot Kosovës?

Kosova Times
Last updated: 2025/08/16 at 4:35 PM
Kosova Times Published August 16, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Nëse është e vërtetë raportimi që qarkullon në disa media ndërkombëtare – se gjatë mandatit të Donald Trump-it Serbia kishte plane konkrete për të sulmuar Kosovën, por ato u ndaluan nga ndërhyrja e tij – atëherë pyetja që del natyrshëm është: kush, përveç Amerikës, do t’i dilte zot Kosovës? Historia është e qartë: më 1999, SHBA dhe NATO e shpëtuan Kosovën nga shfarosja. Edhe pas shpalljes së pavarësisë, çdo krizë madhore në Ballkan është menaxhuar vetëm falë ndërhyrjes amerikane. Pa SHBA, Kosova nuk do të ishte e lirë sot. Por për fat të keq, qeveria aktuale në Prishtinë po e harron këtë realitet. Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kultivuar një kurs të rrezikshëm në raport me Uashingtonin. Në vitin 2020, VV e kundërshtoi marrëveshjen e Uashingtonit, të cilën SHBA e shihte si një hap drejt normalizimit ekonomik dhe politik. Në vitin 2023, në krizën e veriut, Kurti shpërfilli paralajmërimet e SHBA-së, duke i tensionuar raportet deri në atë pikë sa që administrata amerikane e sanksionoi qeverinë e Kosovës me pezullim të pjesëmarrjes në ushtrime ushtarake. Në vazhdimësi, Kurti e ka refuzuar implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke hyrë në përplasje të hapur me Uashingtonin, edhe pse ky është zotim ndërkombëtar i Kosovës. Ndërkohë, qeveria preferon të mbështetet tek Bashkimi Evropian – një BE që as nuk e njeh tërësisht shtetin e Kosovës, e as nuk ka treguar gatishmëri për ta mbrojtur atë në rast agresioni. Brukseli shpërndan “deklarata baraspeshuese” mes Kosovës dhe Serbisë, por kur Serbia rrit agresivitetin, BE vetëm bën thirrje për “qetësi”. Kjo nuk është mbrojtje – kjo është indiferencë. E ndërsa Serbia forcon lidhjet e saj me Moskën dhe Pekinin, Kosova rrezikon të mbetet e pambrojtur, nëse qeveria e saj vazhdon të ftohë marrëdhëniet me SHBA-në. Nëse Trump-i e ndaloi një luftë të mundshme, atëherë duhet ta themi hapur: po të mos ishte Amerika, sot Kosova do të ishte nën kërcënimin e tankeve serbe. Prandaj, pyetja nuk është vetëm historike – është urgjencë për të tashmen: nëse nesër shpërthen një konflikt i ri, kush do të na mbrojë? BE? Asnjëherë. Vetëm SHBA ka treguar vendosmëri. Dhe kjo e vërtetë duhet të vlejë si kambanë alarmi për qeverinë e Kosovës. Siguria dhe ekzistenca e shtetit nuk mund të jenë peng i eksperimentit politik të një partie që i sheh SHBA-të si “shantazhues” dhe e trajton aleatin më të madh me dyshime. Kosova duhet të zgjedhë qartë: ose me Amerikën, ose e vetmuar përballë Serbisë dhe Rusisë.

You Might Also Like

Partitë politike që veprojnë kundër shtetit të Kosovës duhet të përjashtohen nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

8 Dhjetori i “thyer”!

BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?

Belinda Balluku-kur sulmet ndaj një figure kyçe cënojnë vetë shtetin!

Republika e demokracise digjitale

Kosova Times August 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Barcelona konfirmon shkëputjen e kontratës me Xavin

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Borell pret që BE të heq sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem
Putin e kritikon Perëndimin për qasje “egoiste, neo-koloniale”
Kandidatët për prokurorë të rinj të shtetit i nënshtrohen testit me shkrim
Kompania ruse organizoi lojëra luftarake për fëmijët në parkun e Barit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?