By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ synon publikim më të shpejtë të rezultateve preliminare më 12 tetor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ synon publikim më të shpejtë të rezultateve preliminare më 12 tetor
Lajme

KQZ synon publikim më të shpejtë të rezultateve preliminare më 12 tetor

Kosova Times
Last updated: 2025/08/18 at 2:45 PM
Kosova Times Published August 18, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po synon që më 12 tetor të transmetojë dy lloje të rezultateve preliminare, rezultatet e kandidatëve për kryetar të komunave dhe rezultatet e subjekteve politike për kuvende komunale. Kështu bënë të ditur, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi i cili thotë se po punohet në mënyrë që të mos ketë vonesa në publikimin e rezultateve siç ndodhi në zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se ky institucion është në fazën përgatitore të procesit zgjedhor dhe aktualisht është duke i trajtuar edhe sfidat me të cilat është ballafaquar në zgjedhjet e fundit.

Në një përgjigje për Radio Kosovën, Elezi thotë se në këtë drejtim, është duke u punuar në përgatitjen e platformës elektronike për transmetimin e rezultateve preliminare pas numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, e cila do të shërbejë edhe për futjen e të dhënave nga numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit. Ai thotë se KQZ synon që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike që janë në garë për Kuvende Komunale.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve do të bëhet në vendvotime dhe në Qendrat Komunale të Numërimit. Në Zgjedhjet për Kryetar Komune, numërimi i votave të kandidatëve do të bëhet në vendvotime, pas mbylljes së procesit të votimit. Në Zgjedhjet për Kuvende Komunale, numërimi i votave të subjekteve politike do të bëhet në vendvotime pas përfundimit të votimit, ndërkaq numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike do të bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, tha Elezi për Radio Kosovën.

Ndryshe, koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, pati theksuar se procesi i votimit ishte shoqëruar me disa parregullsi dhe shkelje, kryesisht të natyrës procedurale. Në raport thuhet se “Problemet teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të shfaqura vetëm disa orë pas përfundimit të votimit, krijuan konfuzion të madh dhe ulën besimin e publikut në transparencën e procesit. Kjo situatë çoi në përdorimin e metodave manuale të përpunimit dhe krahasimit të rezultateve, duke qenë se paraprakisht u raportuan rezultate matematikisht të pamundura, të dhëna të pasakta për daljen në votime, dhe probleme të tjera me formularët e rezultateve”.

Drejtues të Institutit Demokratik të Kosovës, të kontaktuar nga Radio Kosova, kanë thënë se shpresojnë se disa nga rekomandimet që i takojnë çështjeve teknike, të përmirësohen nga KQZ-ja.

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times August 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Indiana mund Nju Jorkun, barazon serinë në 3-3

Kosova Times Kosova Times May 18, 2024
Dasma në Split u shndërrua në kaos në një çast dhe video po bën xhiron e rajonit: “Sapo erdhi, nuk pyeti askënd…”
Kurti: Për një vit e gjysmë qeverisje kemi shumë të arritura
Hasani: Serbia të ndalojë së dërguari ushtrinë në kufi me Kosovën
ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?