By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Disko McDonald’s në Budapest – ushqim i shpejtë me ritmin e shpejtë të qytetit
October 8, 2025
Fshati më i lartë në Evropë: Një vend ku njerëzit jetojnë të shkëputur nga bota për gjashtë muaj të vitit
October 8, 2025
Ura e Paqes që shkaktoi një grindje midis bashkëqytetarëve: Një spektakël i lehtë që mbart një mesazh të rëndësishëm
October 8, 2025
Një recetë që zgjat 30 minuta dhe vetëm pak përbërës
October 8, 2025
Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit
October 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrënimi i monumentit “Saraji i Vjetër” në Prizren, aktakuzë ndaj dy persona
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrënimi i monumentit “Saraji i Vjetër” në Prizren, aktakuzë ndaj dy persona
Lajme

Rrënimi i monumentit “Saraji i Vjetër” në Prizren, aktakuzë ndaj dy persona

Kosova Times
Last updated: 2025/08/18 at 6:52 PM
Kosova Times Published August 18, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rrënimin e monumenteve të kompleksit “Saraji i Vjetër” në Prizren.

 

Aktakuza është ngritur ndaj drejtorit të Urbanizimit të Komunës së Prizrenit, P.B dhe bashkëpunëtores profesionale në Drejtorinë e Urbanizimit të Prizrenit, E.Th.

Sipas aktakuzës, ata kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke lëshuar leje për ndërtimin e kompleksit banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i Vjetër”, duke lejuar rrënimin e kompleksit që ishte në kuadër të mbrojtjes së përhershme si monument kulturor.

“Në periudhën kohore prej datës 05.01.2024 deri më 04.04.2024 në Prizren, i pandehuri i parë P.B., në cilësinë e personit zyrtar – drejtor i drejtorisë për urbanizëm në Komunën e Prizrenit, ndërsa e pandehura e dytë E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale në DUPH në komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre dhe nuk i përmbushin detyrat me qëllim të shkaktimit të dëmit Ministrisë së Kulturës (MKRS), duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh., në atë mënyrë që i pandehuri P.B., në cilësinë e drejtorit të DUPH edhe pse ka pas njohuri se kompleksi “Saraji i vjetër” në Prizren është në kuadër të mbrojtjes së përhershme të monumenteve kulturore, nuk e parandalon rrënimin e tij, ndërsa e pandehura E.Th., më datë 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh., fillimisht lëshon kushtet ndërtimore, dhe vazhdon  më datë 15.01.2024 ku e lëshon vendimin për rrënimin e objekteve ekzistuese, dhe më datë 04.04.2024 lëshon lejen e ndërtimit investitorit A.Xh., për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore “Saraji i vjetër” në Prizren, krejt kjo në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për trashëgiminë kulturore dhe listën e aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, ashtu që me dashje tejkalojnë dhe nuk i përmbushin detyrat e tyre të cila janë të përcaktuara me ligj në drejtimin të moslejimit të rrënimit të objektit “Saraji i vjetër” dhe ndërtimit mbi gërmadhat e saj të kompleksit banesor, me ç’rast shkaktohet një dëm i pariparueshëm i trashëgimisë kulturore në shumë rreth 15.961.832.70 € (pesëmbëdhjetë milionë, e nëntëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind e tridhjetë e dy euro, e shtatë dhjetë cent)”, thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Monumentet në kompleksin “Saraji i Vjetër” u rrafshuan vitin e kaluar. Tre muajve pas rrafshimit të shumicës së monumenteve Ministria e Kulturës përgatiti dosjen e nevojshme për të trokitur në dyert e institucioneve të drejtësisë dhe për të kërkuar përgjegjësi penale.

 

You Might Also Like

Kurti e Rizvanolli vizitojnë ‘Kosovën B’, premtojnë stabilitet me rrymë

Arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja përcillet për në Shkodër, ku do të prehet në banesën e fundit

Dështon seanca ndaj Mujkës e Muzliukajt për mungesë të të akuzuarve

Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, gjyqtarët duan siguri

Infantino sot viziton Kosovën, dekorohet nga presidentja Osmani

Kosova Times August 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes 19-vjeçari që u aksidentua të hënën në Llapushnik

Kosova Times Kosova Times August 21, 2025
Autoritetet okupuese kërcënuan ukrainasit me “masa të ashpra” për refuzimin e pasaportave ruse
Infrastruktura e futbollit bën bashkë Çekun e Ademin
INPO publikon raportin: Performanca e Qeverisë së Republikës së Kosovës në realizimin e prokurimit
‘E gjithë hyrja është zhdukur’: Rusia nis sulmin masiv ndaj Kievit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?