Protesta do të organizohet nga operatorët e linjës, të cilët kundërshtojnë këtë vendim duke e konsideruar atë të dëmshëm për funksionimin e shërbimit të tyre dhe për qarkullimin në qytet.

Sipas njoftimit nga Shoqata, nisja e autobusëve nga Podujeva drejt Prishtinës është paraparë në orën 08:00, ndërsa grumbullimi i protestuesve do të bëhet para objektit të komunës menjëherë pas mbërritjes në kryeqytet.