Dy vëllezërit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi–Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në vitin 1999 në Rahovec.

Pas lirimit, nipi i familjes Emini ka shprehur falënderime publike për të gjithë ata që u angazhuan në këtë rast, duke përfshirë kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, OVL-në e UÇK-së në Rahovec, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetish Jasharin, i dërguar i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, kryetarin e OVL-së në Pejë, Gazmend Sylën dhe avokatin Arianit Koci.

“Ju faleminderit të gjithëve. Uroj që askujt nuk i ndodh diçka e tillë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha.