Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 27 aksidente me të lënduar dhe 46 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe rregullave të trafikut, janë shqiptuar gjithsej 1999 tiketa trafiku ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Për veprime të kundërligjshme, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 11 janë në mbajtje policore. Nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut, në mënyrë që të parandalohet rritja e aksidenteve dhe të rritet siguria në komunikacion.