Një rast i dhunimit është iniciuar në Drenas. Sipas njoftimit nga Polica, babai ka raportuar se një i dyshuar ia ka dhunuar vajzën.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërkaq rrethanat po hetohen nga njësitë përkatëse.
“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.