Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete të jashtme.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 22°C dhe 24°C, sipas qyteteve të ndryshme.

Nga të dhënat e hartës meteorologjike, qyteti me temperaturën më të ulët është Dragashi me 11°C / 22°C, ndërsa temperaturat më të larta prej 24°C do të regjistrohen në qytete si Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Kamenicë dhe Ferizaj.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me një shpejtësi që varion nga 1 deri në 4 m/s, duke sjellë një ndjesi freskie në orët e pasdites.