By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin e shqiptarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin e shqiptarëve
Lajme

Osmani: Zgjedhjet janë referendum për dinjitetin e shqiptarëve

Kosova Times
Last updated: 2025/08/24 at 11:11 AM
Kosova Times Published August 24, 2025
Share
SHARE

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një adresim të drejtpërdrejtë ka dënuar ashpër, siç e cilësoi, “politikën sistematike të margjinalizimit të shqiptarëve” nga qeveria aktuale e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM.

 

Osmani theksoi se shqiptarët janë duke u përballur me një projekt të mirëkoordinuar të përjashtimit nga institucionet dhe proceset vendimmarrëse, duke paralajmëruar se këto zgjedhje nuk janë më një garë politike e zakonshme, por një referendum për dinjitetin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Qeveria e VMRO-së dhe ZNAM-it, e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, me intensitet të plotë vazhdon ta zbatojë politikën që synon t’i largojë shqiptarët nga proceset shoqërore, duke i kthyer në pozitat periferike të para Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Osmani.

Ai akuzoi kryeministrin Mickoski për qasje të hapur diskriminuese ndaj shqiptarëve, e cila sipas tij reflektohet si në deklaratat publike, ashtu edhe në përbërjen e institucioneve dhe në vendimet qeveritare.

“Këtë politikë të Mickoskit shpesh e shohim si shprehje të karakterit të tij personal: ‘do t’i tërheqim për vesh’, ‘do t’ua tregojmë vendin’, por edhe në strukturën zyrtare të kabinetit të tij dhe qeverisë, ku shqiptarët janë të përjashtuar nga rrethet vendimmarrëse”, tha ai.

Në mënyrë simbolike dhe me tone të forta, Osmani e cilësoi si poshtërim për shqiptarët emërimin e një përfaqësuesi të “Botës serbe” për resorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ai gjithashtu ngriti shqetësime për shfuqizimin e mekanizmave të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë, si Balancuesi, Badenteri dhe përfaqësimi gjuhësor, duke i cilësuar këto si sulme të drejtpërdrejta ndaj vlerave të Marrëveshjes së Ohrit dhe stabilitetit ndëretnik.

“Këta janë mekanizma mbrojtës nga majorizimi. Dhe pikërisht ata janë pengesa më e madhe për zbatimin e politikës radikale nacionaliste të VMRO-së dhe ZNAM-it ndaj shqiptarëve”, tha Osmani.

Osmani akuzoi edhe institucione të tjera si Gjykatën Kushtetuese, KSHZ-në dhe Bankën Qendrore si pjesë të një zinxhiri të kontrolluar që punon në funksion të kësaj strategjie diskriminuese.

Për bashkëqeverisësit shqiptarë të mbetur në pushtet, Osmani tha se janë të nënshtruar, të përjashtuar nga vendimmarrja dhe të detyruar të justifikojnë vendime që i dëmtojnë shqiptarët.

Osmani i bëri thirrje shqiptarëve që këto zgjedhje t’i shohin si një moment vendimtar për barazi, dinjitet dhe orientim të qartë drejt perëndimit:

“Shqiptarët nuk do të heqin dorë nga perspektiva evropiane e këtij shteti. Nuk do të qëndrojnë të heshtur teksa shteti shtyhet drejt përqafimit të Botës serbe apo ndikimeve kinezo-ruse. E ardhmja jonë është në BE dhe NATO. Kjo nuk është më një betejë politike. Kjo është një luftë për dinjitet dhe barazi. Nuk ka kthim prapa”, theksoi Osmani.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times August 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish-prokurorja dhe ish-zëvendësprokurori i Speciales vizitojnë Kosovën

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Osmani: Masakra e Likoshanit dhe Qirezit, akte më të rënda të terrorit serb
Ahmeti i përgjigjet BE-së: Ligji po bllokohet nga ulëset e rezervuara
Ligji i diskutueshëm lë bosh sallat e Mjekësisë në Shqipëri
Fillon takimi i përbashkët Kurti e Vuçiq në Bruksel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?