By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituti ‘Atlas’: Subvencionet kanë ndikuar që mos të rritet konsumi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Instituti ‘Atlas’: Subvencionet kanë ndikuar që mos të rritet konsumi
Ekonomi

Instituti ‘Atlas’: Subvencionet kanë ndikuar që mos të rritet konsumi

Kosova Times
Last updated: 2025/08/24 at 10:05 PM
Kosova Times Published August 24, 2025
Share
SHARE

A kanë ndikuar subvencionet qeveritare për pajisjet ngrohëse në nivelin e konsumit të energjisë elektrike? Përdorimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje gjatë dimrit e ftohje gjatë verës, po konsiderohet si i nevojshëm për të kursyer energjinë elektrike.

 

Për këtë, qeveria ka subvencionuar me mijëra familje në vitet e fundit për blerjen e pajisjeve efiçiente.

Nga instituti “Atlas”, thonë se këto subvencione kanë ndikuar që mos të rritet konsumi i energjisë elektrike gjatë verës. Ndërsa, për rëndësinë e përdorimit të pajisjeve efiçiente për RTK-në kanë folur edhe njohës të kësaj fushe.

“Sigurisht që ka ndikuar për faktin që shumë qytetarë të Republikës së Kosovës janë ngrohur pothuajse me energji elektrike në kohën kur kanë aplikuar për subvencionim dhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht edhe në efiçencë dhe njëkohësisht edhe në mbrojtjen e ambientit sepse, siç dihet, shumica e qytetarëve janë ngrohur me pajisje të vjetruara apo dru dhe thëngjill, e kjo ka ndikuar edhe në ambient”, tha Lulzim Beqiri, njohës i çështjeve ekonomike.

Mirëpo, sipas njohësit të energjetikës, Adhurim Haxhimusa, subvencionimi i ka shtyrë shumë familje që të blejnë kondicionerë e pajisje të tjera. Për këtë, ai thotë se gjatë dimrit konsumi i energjisë elektrike rritet.

“Në të dhënat e agregume të konsumit të energjisë elektrike vërehet që korriku i vitit 2025 në raport me 2023, konsumi ka qenë diku për 8 përqind më i lartë se në 2025-tën, çka nënkupton se ne i kemi përdor pajisjet edhe për ftohje gjatë verës, ndërsa gjatë dimrit kemi rritje të konsumit të energjisë elektrike, nëse marrim janarin e 2025 në raport me atë të 2023-tës kemi diku mbi 13 përqind konsum më të lartë të energjisë elektrike”, tha ai.

Beqiri e Haxhimusa thonë se Kosova duhet të punojë në politika të cilat do të ndikonin në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese.

“Duke marrë për bazë të gjitha Qeveritë deri më tani, nuk kanë pasur një strategji adekuate sepse pothuajse sillemi me rreth 800MW energji elektrike që prodhojmë. Nuk ka ndonjë shtim të prodhimit. Kishim një fat të mirë që e refuzuam Kosovën e Re dhe tashmë do të duhej një strategji më efikase, duke u bazuar edhe në direktiva të BE -së, njëkohësisht edhe në planin e zhvillimit për prodhimin e energjisë elektrike”, ka thënë Beqiri.

“Qeveria për momentin nuk ka politikë të gatshme, nuk ka bërë politika, nuk ka krijuar korniza ashtu që të kemi përmirësim të gjendjes dhe në dimrin që po hyjmë ndoshta ta kalojmë më mirë me furnizim më të qëndrueshëm të energjisë elektrike”, thotë Haxhimusa.

Sipas njohësve të fushës, Kosova ka resurse të bollshme, por pa një strategji zhvillimore të qartë dhe pa ndjekur direktivat e Bashkimit Evropian, qytetarët rrezikojnë të vazhdojnë të përballen me mungesë të energjisë edhe në shekullin 21.

You Might Also Like

Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Një propozim për një dimër pak më ndryshe – ishulli evropian me më shumë diell në janar

Pse viti 2025 ishte një pikë kthese për turizmin në Uzbekistan?

Katër fshatra të rinj turkë renditen ndër më të mirët në botë

Kosova Times August 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori Hill ka publikuar një video ku shfaqen Brnabiq, Mitroviq, Gjuriq… (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times August 2, 2023
Letonia raportoi rrëzimin e parë të një droni rus
Kurti: Barazia gjinore shtyllë thelbësore e të drejtave të njeriut
Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!
Rama i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish-gazetarit të BBC-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?