“Pa marrëveshje politike nuk mund të ndërtohen institucionet. Ne jemi të interesuar që gjërat të shkojnë aty ku duan qytetarët”, ka thënë ai, pak para vazhdimit të seancës konstituive për herë të 58-të.

Limaj ka thënë se duhet qasje më serioze ndaj shtetit dhe ndërtimi i institucioneve nuk është garë por proces që duhet pjekuri politike.

Në vazhdimin e 57-të të seancës konstituive Lëvizja Vetëvendosje propozoi tre kandidatë për postin e kryeparlamentarit: Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por asnjëri prej tyre nuk mori votat e mjaftueshme.