By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
August 26, 2025
Rohde: Mungesa e vullnetit politik pengon zgjidhjen e krizës në Kosovë
August 26, 2025
Forcohet bashkëpunimi ndërmjet ATK-së dhe GIZ-it
August 26, 2025
KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet duhet të bëhet në pako
August 26, 2025
Hargreaves përshëndet zgjedhjen e Bashës dhe kërkon formimin e Kuvendit
August 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita në Kosovë përçahet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. PDK: Votuam për zhbllokim. LDK: Gabim i pafalshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita në Kosovë përçahet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. PDK: Votuam për zhbllokim. LDK: Gabim i pafalshëm
Lajme

Opozita në Kosovë përçahet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. PDK: Votuam për zhbllokim. LDK: Gabim i pafalshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/08/26 at 1:11 PM
Kosova Times Published August 26, 2025
Share
SHARE

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar i ri i kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj  PDK- së që  votoi Bashën.

Ai ka thënë se kjo është fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, tha ai.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se nuk është i lumtur që Dimal Basha sot është kryetar i Kuvendit, por ai tha se si PDK kanë mbajtur fjalën e dhënë. Por, ai tha se tha se Basha është zgjedhja e Vetëvendosjes për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvend.

“Nga fillimi kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit të Albin Kurtit. Në momentin e parë kur u propozua Dimal Basha, ne kërkuam një konsultë 10 minutëshe me grupet tjera, para të gjithash me grupin e Vetëvendosjes ashtu siç kërkuam edhe sot që na u mohua përsëri për një arsye dhe një qëllim të vetëm: që t’iu themi propozone dikë që së paku nuk ndihen keq qytetarët e Kosovës me pa në krye të Kuvendit.

Megjithatë, Kurti dhe VV konsiderojnë që qytetarët e Kosovës më së miri i përfaqëson Dimal Basha. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të Kuvendit. Ne kemi votuar për ta zhbllokuar situatën, për ta çarë bllokadën e Albin Kurtit dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK-në edhe për mua personalisht, kjo është më e rëndësishmja.

Disa vlera morale që fatkeqësisht janë zbehur, para se gjithash nga Albin Kurti, që s’e ka mbajtur asnjë prej qëndrimeve që e ka pasë përgjatë viteve, ne të tjerët duhet t’i kthejmë. Fjalën që e kemi dhënë e mbajtëm sot. A jemi të lumtur që është Dimal Basha kryetar? S’besoj që janë të lumtur as deputetët e Vetëvendosjes. Ju i patë me fytyra të varura sepse ndoshta s’kanë besuar as që bëhet. Megjithatë, sot kemi kryetar të Kuvendit. Shpresoj shumë që të kemi edhe nënkryetarë”, tha Krasniqi

You Might Also Like

Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit

Rohde: Mungesa e vullnetit politik pengon zgjidhjen e krizës në Kosovë

KDI: Votimi për nënkryetarët nga komunitetet duhet të bëhet në pako

Hargreaves përshëndet zgjedhjen e Bashës dhe kërkon formimin e Kuvendit

Kuvendi dështon të konstituohet, bllokadë e re te nënkryetari serb

Kosova Times August 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

UP mirëpret miratimin e Statutit: Standard i ri i funksionimit

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Zvarritja e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është projekt i strukturave serbe të instaluara nëpër parti politike me ndikim në liderët e tyre
Abdixhiku mos na shit pordha të ftohta
Me i folë Parlamentit të Kosovës si me i folë murit- nuk po dështon pse aty ka urrejtje të madhe politike por ka “dashuri” të tepërt për pushtet
Maloku: Kush fitoj e kush humbi me trustin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?