Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Hargreaves ka bërë thirrje që të vijohet tutje me formimin e Kuvendit.
“Zgjedhja e një kryetari të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, ka shkruar Hargreaves.