By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë me portokall
October 31, 2025
Biftekë viçi me kungull, mjaltë dhe limon
October 31, 2025
Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha
October 31, 2025
7 gatime nepaleze që duhet t’i provoni të paktën një herë në jetën tuaj
October 31, 2025
Dilemat e mediave serbe për elegancën dhe prestigjin në gala darkë të Linda Rama në Paris
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës
Opinion

Çelësi i kuvendit në dorë të Dimal Bashës

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 10:05 AM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Dimal Basha – Kryetari i Parlamentit që pasqyron gjysmën e qeshur e gjysmën e qarë të kësaj legjislature. Pas më shumë se gjashtë muajsh bllokadë, me mbi 50 seanca të dështuara dhe një Kuvendi që u kthye në sallë pritjeje, Kosova më në fund ka një Kryetar Parlamenti. Emri? Dimal Basha. Po, ai që deri dje shihnim si zë i zhurmshëm i një opozite me qasje teatrale, sot është shndërruar në “kapitenin” e anijes që ka humbur busullën. Në fakt, zgjedhja e Bashës nuk u bë nga dashuria politike, por nga lodhja kolektive. Deputetët e votuan jo si akt besimi, por si akt shpëtimi – si kur i vendosim bateritë e fundit një radios që nuk kap asnjë valë. Dimal Basha është pasqyra e kësaj legjislature: shumë retorikë, pak substancë. Një parlament që nuk prodhoi ligje, por prodhoi meme. Një sallë ku qytetarët shohin më shumë “show” sesa shtet. Dhe mbi këtë skenë, tani prin Basha – një simbol i përplasjes mes fjalës së bukur dhe realitetit të zbrazët. Ai u zgjodh me 73 vota për, 30 kundër e 3 abstenime, por sot Kuvendi nuk feston fitoren e një vizioni, por fundin e një agonie. Nga sot, çdo vendim i madh i Kosovës do të kalojë përmes duarve të tij. Një pasqyrë e denjë e legjislaturës: plot zhurmë, plot kontrast, por pa asnjë garanci se drita në fund të tunelit nuk është një tjetër tren që vjen me shpejtësi. Në histori, kjo legjislaturë do të kujtohet për një fjali: “Kosova u mbajt gjashtë muaj peng, për t’i dorëzuar çelësat e Kuvendit në duart e Dimal Bashës.”

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Rama: Kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes

Kosova Times Kosova Times March 12, 2023
Kërkohet ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje në Lipjan
Ambasadori francez: Nëse Beogradi dhe Prishtina e refuzojnë planin, do të ketë pasoja, por nuk do të jenë sanksione
Vuçiq bisedon me ambasadorin rus në Beograd për “gjendjen e vështirë” në Kosovë
Lëndohet duke ngarkuar dru, vdes viktima në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?