By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Menaxhmenti i RTK-së del me sqarim lidhur me reagimet e disa redaktorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Menaxhmenti i RTK-së del me sqarim lidhur me reagimet e disa redaktorëve
Lajme

Menaxhmenti i RTK-së del me sqarim lidhur me reagimet e disa redaktorëve

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 4:40 PM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Menaxhmenti i Radiotelevizionit të Kosovës ka dalë me një sqarim për opinionin publik lidhur me reagimet e disa redaktorëve për mosangazhimin e tyre si moderatorë në disa emisione.

 

Sipas menaxhmentit, RTK po kalon një fazë avancimi programor dhe organizativ me qëllim rritjen e cilësisë së përmbajtjes në të gjitha kanalet dhe platformat, me fokus të veçantë në forcimin e kanalit informativ RTK3.

“Në këtë kuadër janë ndërmarrë disa riorganizime të stafit, të cilat janë vendime të natyrës menaxheriale dhe nuk kanë karakter ndëshkues apo disiplinor. Kontratat e punës së redaktorëve mbeten të paprekura. Detyrat e tyre lidhen me redaktim dhe mbikëqyrje editoriale, jo me moderim, ndaj lirimi i tyre nga ky rol është në përputhje me kontratat dhe rregulloret e brendshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas Menaxhmentit të RTK-së, pretendimet për “censurë” apo “heshtje të zërit profesional” nuk qëndrojnë.

“Redaktorët vazhdojnë të kenë liri dhe të drejtë të plotë editoriale, të cilën e demonstrojnë përmes paraqitjeve publike në programet e RTK-së, si asnjëherë më parë. Ndonëse RTK aktualisht po funksionon në rrethana jo të zakonshme, kjo gjendje nuk do ta pengojë institucionin në avancimin e ofertës programore dhe përmirësimin e proceseve të punës”, thuhet tutje në komunikatë.

Më tej, Menaxhmenti i RTK-së thekson se në asnjë rast kjo situatë nuk mund të shfrytëzohet nga punonjësit e RTK-së për të bërë prononcime në rrjete sociale me përmbajtje politike, ofenduese, apo të papajtueshme me etikën dhe standardet profesionale.

“Po ashtu, çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi. Si transmetues publik, RTK është e përkushtuar ndaj transparencës, respektimit të ligjit dhe kontratave, pavarësisë editoriale dhe objektivitetit, me theks ofrimin e përmbajtjes cilësore për qytetarët e Kosovës. Në këtë kuadër, RTK thekson se respekton lirinë e shprehjes dhe të drejtën e gazetarëve për të punuar pa ndërhyrje, ndërsa çdo shqetësim i ngritur nga redaktorët, apo publiku do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale”, vazhdon komunikata.

Menaxhmenti i RTK-së thekson se mbetet i vendosur dhe i palëkundur në avancimin e ofertës programore, duke e zhvilluar atë mbi bazën e parimeve universale të transmetuesve publik: paanshmërisë, objektivitetit, neutralitetit dhe depolitizimit të plotë.

“Çdo vendim dhe hap i ndërmarrë do të ketë për qëllim forcimin e rolit të RTK-së si institucion i pavarur, i besueshëm dhe i depolitizuar, në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Ky angazhim është një obligim profesional dhe moral ndaj publikut, një standard i panegociueshëm për secilin punonjës të RTK-së, dhe një garanci për demokracinë dhe shoqërinë tonë”, përfundon komunikata e Menaxhmentit të RTK-së.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve

Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup

Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdes një person në një vetaksident në Llazicë të Malishevës

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
PK thirrje qytetarëve dhe mediave të mos bien pre e dezinformatave
12-vjeçari ndërron jetë në spital, dyshohet se pësoi arrest kardiak
Kiev: Helikopteri i Putinit nuk ishte në “epiqendrën e sulmit me dron ukrainas”
Kurti: Kosova i përket Evropës si union, jemi në rrugën e duhur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?