By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oda Amerikane thirrje ZRRE-së: Të anulohet menjëherë vendimi
July 30, 2025
Lladrovci krijon subjekt të ri, kërkon mandatin e katërt në Drenas
July 30, 2025
OVL UÇK: Dëshmitë serbe në Hagë, arsye shtesë për protestë
July 30, 2025
Reagime pas fotografisë së FSK-së: Hibrid thotë se fotoja ishte e vërtetë
July 30, 2025
Haradinaj në mbështetje të protestës së OVL UÇK-së
July 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Intelegjenca boshnjake ngre alarm për praninë e pjesëtarëve të Wagner dhe Ujqve të Natës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Intelegjenca boshnjake ngre alarm për praninë e pjesëtarëve të Wagner dhe Ujqve të Natës
Rajon / Botë

Intelegjenca boshnjake ngre alarm për praninë e pjesëtarëve të Wagner dhe Ujqve të Natës

Kosova Times
Last updated: 2023/01/09 at 12:41 PM
Kosova Times Published January 9, 2023
Share
SHARE

Të dhënat e inteligjencës boshnjake tregojnë se anëtarët e grupit mercenar rus ‘Wagner’, ‘Pjesëtarë të Lëvizjes Çetnike’ dhe anëtarët e klubit rus të motoçikletave ‘Ujqit e Natës’ do të marrin pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serbe më 9 janar.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, duke theksuar se bëhet fjalë për të dhëna nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë.

“Këto janë grupe pak a shumë ekstreme dhe radikale, të cilat janë prezent në këtë zonë prej kohësh dhe presim që të jenë aty më 9 janar. Me sa di unë, asnjëri prej tyre nuk e ka bërë të ditur këtë zyrtarisht”, ka thënë Cikotiq.

Në Republikën Serbe, një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë, 9 janari festohet si Dita e Republikës Serbe edhe pse Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës e ka shpallur atë datë jokushtetuese në dy raste.

Festimi qendror me një paradë formale do të mbahet në lindje të Sarajevës, ndryshe nga vitet e kaluara kur 9 janari u festua në Banjallukë.

Të premten, më 6 janar, Cikotiq i dërgoi një letër komandantit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë, Anton Ëessely, në të cilën ai paralajmëron kërcënimet e sigurisë në lidhje me përkujtimin e 9 janarit në zonën e Sarajevës.

Në letër, ai deklaroi se informacioni i disponueshëm nga strukturat e inteligjencës dhe sigurisë tregonte “prani të mundshme të disa grupeve radikale dhe ekstremiste nga entiteti i Republikës Serbe, Serbisë dhe Rusisë”.

Ai ka kujtuar edhe reagimet e shoqatave të veteranëve në kantonin e Sarajevës, të cilët e konsiderojnë këtë ngjarje të papranueshme, duke qenë se festimi i kësaj date është shpallur jokushtetues.

Cikotiç tha se ai pret që “EUFOR të marrë masa për të siguruar funksionimin ligjor dhe kushtetues të të gjitha institucioneve, si dhe paqen dhe sigurinë në Bosnje Hercegovinë”, thuhet në deklaratë.

“Kam paralajmëruar për praninë e tyre sepse besoj se është më mirë të parandalohet, e ndoshta të mos u lëmë disa organizatave qytetare që të vendosin rendin. EUFOR-i ka rritur monitorimin e situatës në atë zonë”, theksoi ai.

Autoritetet e Republikës Serbe festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej.

You Might Also Like

Moska harton një listë të “rusofobëve”, përfshirë edhe Mattarellën

Zjarret pyjore shpërthejnë në të gjithë Spanjën dhe Portugalinë. Mijëra hektarë pyje të shkatërruara

Rrëmbime masive të fëmijëve ukrainas, hakerët e HUR zbulojnë prova

Propaganda ruse raporton për një ‘komplot sekret perëndimor’ për të zëvendësuar Zelenskyn

Përfaqësuesit e një numri vendesh u larguan nga salla gjatë fjalimit të Matviyenkos

Kosova Times January 9, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për naftën ruse

Kosova Times Kosova Times October 12, 2023
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në Montreal
Senati amerikan propozoi vendosjen e sanksioneve kundër Hungarisë
Vulin nuk dorëzohet: “Do të doja shumë që Vuçiq të shkonte në takimin e BRICS”
Policia shqiptoi 2110 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?