By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Një recetë për pastrimin e arterieve që ka kënaqur mijëra njerëz: Zemra punon si mekanizëm ore!
January 13, 2026
Vret helmet dhe është më e fortë se hudhra: Kjo rrënjë është antibiotiku më i fuqishëm natyror dhe nuk lë erë të keqe të gojës
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd
Opinion

PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 6:51 PM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Vladimir Muçaj:

 

Asgjë e re nga fronti i Partisë Demokratike!

 

Ka një zakon të vjetër në politikën shqiptare: opozita nuk njeh zgjedhjet, por prapë nuk lëshon mandatin. Një lojë që duket si sfidë ndaj pushtetit, por në të vërtetë është thjesht një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd. Është si ai aktori që e përsërit të njëjtin rol për 30 vjet – publiku nuk qesh më, por ai sërish del në skenë.

 

Partia Demokratike, edhe këtë herë, na dha të njëjtën shfaqje: zgjedhjet “të manipuluara”, parlamenti “i paligjshëm”… por ja ku janë deputetët gati të zënë vend në karrige. Qytetari e sheh këtë lojë dhe e kupton menjëherë: fjalët janë për protestë, mandatet janë për rehati.

 

Ndërkohë, Edi Rama nuk ka pse lodhet shumë. Ai ka luksin të duket i vetmi “i përgjegjshëm” mes gjithë kësaj rrëmuje. Sa herë opozita shpall bojkot, Rama shfaqet si njeriu i qetë, “garancia e stabilitetit”. Dhe në një vend ku njerëzit janë lodhur nga krizat e pafundme, stabiliteti – qoftë edhe me regji – shitet më shtrenjtë se çdo premtim.

 

Po si duhej të sillej opozita? Jo me thirrje dramatike dhe shpallje apokaliptike. Ajo duhet të hynte në Kuvend jo si spektator i detyruar, por si lojtar i fortë. Të nxirrte në tavolinë projekte serioze, të zinte qeverinë ngushtë me fakte, të ndërtonte besim tek qytetarët duke treguar se “ja, ne mund ta bëjmë ndryshe”.

 

Në vend të kësaj, PD shpesh duket si një skuadër që nuk del kurrë në fushë, por ankohet gjithë kohës nga dhomat e zhveshjes. Ndërsa Rama, i vetëm në fushë, shënon gola pa portier. Pastaj del përpara kamerave dhe flet për “fitore historike”.

 

Prandaj, për qytetarin, mesazhi është i thjeshtë: asgjë e re nga fronti i Partisë Demokratike. Një opozitë që bën sikur lufton, një qeveri që bën sikur qeveris për të gjithë, dhe një popull që i sheh të gjitha si një film të vjetër, por që s’e ka luksin ta ndërrojë kanalin

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Dukagjini mposht Gjilanin, Ferizaj arrin fitoren e dytë

Kosova Times Kosova Times August 24, 2025
Përurohet pika turistike në mes të fshatrave Budakovë dhe Jezerc
Flota me e madhe e NATO-s ankorohet në Kroaci. Çfarë po ndodhë?
U inaugurua Impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Pejë
Shkencëtarët kanë prodhuar një mburojë të padukshme dhe tashmë po e shesin atë me një çmim të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?