By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKKVP: 57 prona në veri i janë rikthyer pronarëve legjitim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AKKVP: 57 prona në veri i janë rikthyer pronarëve legjitim
Lajme

AKKVP: 57 prona në veri i janë rikthyer pronarëve legjitim

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 9:46 PM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Tash e dy vjet në veri të vendit funksionon një nga 5 zyrat rajonale të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronave. Në kuadër të projektit për bartje të pronësisë, shumë banorë tashmë e kanë zgjidhur problemin e pronësisë të mohuar për vite të tëra. Ky projekt përfshin të gjitha zonat kadastrale dhe bëhet falas.

 

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës vazhdon me zbatimin e projektit i cili është në shërbim të qytetarëve në tërë vendin, lidhur me mundësinë e bartjes së pronës në emër të vetin, për personat që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë nga viti 1945 deri në vitin 1999.

Projekti përfshin të gjitha zonat kadastrale dhe bëhet falas. Tash e dy vjet kjo zyrë është funksionale edhe në veri të vendit dhe ka zgjidhur mjaftë probleme pronësore, përfshirë prona të paluajtshme dhe prona bujqësore.

“Kemi liruar prona të uzurpuara që pyetët, dhe kurdo që qytetarët, pronarët legjitim paraqesin kërkesë për riposedim apo kthim të pronës në posedim të tyre, Agjencia është e gatshme të veprojë në raste të tilla. Falë ndryshimit pozitiv që ka ndodhur në këtë pjesë të vendit, falë rrethanave të reja na është lehtësuar puna edhe neve si Agjenci në këtë pjesë. Deri më tani, thashë, kemi liruar një numër të konsiderueshëm të pronave, saktësisht diku janë liruar diku rreth 56 apo 57 prona në pjesën veriore të vendit i është kthyer e drejta, është zbatuar ligji, do të thotë vendimi për ato banesa ose për ato prona”, ka thënë Erblin Macula, Zyrtar përgjegjës në KPCVA Mitrovicë.

Arianit Buqaj, Zyrtar përgjegjës në KPCVA, tha se të gjithë ata qytetarë të cilët para vitit 1999 kanë blerë një pronë dhe nuk kanë mundur ta formalizojnë transaksionin që e kanë bërë, të gjithë ata tash kanë të drejtë që përmes Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës të parashtrojnë kërkesat e tyre dhe të bëjnë këtë njohje të së drejtës pronësore dhe ta formalizojnë atë.

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve të vendit të cilët ende nuk e kanë të rregulluar apo të bartur pronën në emër të vetin dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara sipas ligjit, të mos ngurrojnë të paraqiten dhe të iniciojnë kërkesën për rregullim të pronës. Kjo agjenci, pos përmes faqes zyrtare, ka edhe pesë zyra rajonale që pret qytetarët.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mjeku vdes në vendin e punës në Spitalin e Pejës, nisin hetimet

Kosova Times Kosova Times January 7, 2023
Rusja Valieva pezullohet nga patinazhi për doping, e humb medaljen e artë olimpike
Kujtimet e Alexei Navalnit, një dëshmi e qëndresës së tij
Gati 200 milionë njerëz në ShBA po përballen me nxehtësi ekstreme ose përmbytje
Ushtria izraelite hyn në qytetin e Gazës, dëgjohen shpërthime. Palestinezët ikin, nuk kanë ku të shkojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?