By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë
Lajme

Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë

Kosova Times
Last updated: 2025/08/27 at 9:48 PM
Kosova Times Published August 27, 2025
Share
SHARE

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i ka quajtur të rreme raportimet se ai si bashkautor i shkrimit në “OpenEdition Journals” bashkë me Jana Arsovskan, ka shkruar kundër UÇK-së. Ai ka thënë se nuk është hera e parë që sulmohet, siç thotë, me të pavërteta.

 

Basha thotë se në këtë shkrim është autor vetëm i Kapitullit 3, i cili thotë se trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën dhe aty përfundon përgjegjësia e tij.

“Nuk është hera e parë që sulmohem me të pavërteta nga qarqe të caktuara, mirëpo para gjithë qytetarëve kam përgjegjësinë dhe obligimin t’ju jap llogari dhe sqarim për akuzat e ngritura sot. Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime lidhur me punimin në fjalë. Në lidhje me këtë çështje, tashmë është sqaruar për media edhe vet autorja Jana Arsovska, e cila ka dërguar një email demantues, dhe e ka bërë të qartë që unë kam dorëzuar për publikim vetëm Kapitullin 3 dhe mbaj përgjegjësi vetëm për përmbajtjen në atë kapitull”, shkroi Basha në reagimin e tij.

Kryetari i Kuvendit i zgjedhur një ditë më parë, thotë se e çmon lart luftën e UÇK-së dhe kurrë nuk do të gjendet e thënë apo e shkruar nga ai asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë.

“Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë. I kërkoj falje qytetarëve që janë shqetësuar nga ky raportim i rremë, dhe prandaj lus mediat që të raportojnë drejtë dhe saktë, e në veçanti për tema kaq të ndjeshme, që nuk lidhen vetëm me mua personalisht, por me tërë popullin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Dimal Basha në reagimin e tij.

Ndryshe, në shkrimin e publikuar në “OpenEdition Journals” në vitin 2012 me autorë Jana Arsovska e Dimal Basha, thuhet mes tjerash se “UÇK-ja nuk u mbështet formalisht nga ndonjë shtet, kështu që duhej të mbështetej në burime të tjera alternative financimi dhe se “fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në”.

Autorja, Jana Arsovska, ka thënë se Bashës i përket vetëm një pjesë e studimit të saj, ku flet për përhapjen e islamit fundamentalist. Ajo në reagimin e saj ka theksuar se pretendimet që po qarkullojnë në disa media, janë keqinterpretime.

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times August 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Vullkani në Islandë shpërthen përsëri
Përurohet shtatorja e Erion Kajtazit, që do të jetë simbol i ri i Mitrovicë
Hajdari: Akti lidhet me punën time për të vendosur rend e rregull në QKUK
Vuçiq: Ata që e vranë rreshterin e Policisë së Kosovës nuk mund të jenë terroristë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?