Ndonëse ende të paformuar zyrtarisht si Grup Parlamentar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përjashtoi deputetin Adem Hoxha i cili kishte zënë ulëse deri tash pranë deputetëve të AAK-së. Deputetja e kësaj partie tha se kjo erdhi pasi Hoxha i cili, sipas saj, i është afruar vetë AAK-së, votoi për Slavko Simiqin i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar Kuvendi.
Ajo tha se, qëndrimi i AAK-së në Kuvend ishte ndryshe e Hoxha votoi ndryshe, ndaj thotë se më këtë vendim ia bënë të qartë atij se nuk mund jetë pjesë e grupit në të ardhmen nëse nuk voton sipas qëndrimeve të AAK-së.
“Ne kemi pasur qëndrim të votojmë kundër, kurse Adem Hoxha ka votuar për. Në fakt ne nuk jemi krijuar ende si Grup Parlamentar, sepse grupet krijohen pas konstituimit të Kuvendit, ai është afruar aty afër neve dhe me këtë qëndrim ne i kemi bërë të qartë se nuk mund të jetë me ne e të jetë pjesë e jona nëse nuk voton sipas qëndrimeve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.