By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR thotë se pretendimet për spiunazh merren me seriozitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR thotë se pretendimet për spiunazh merren me seriozitet
Lajme

KFOR thotë se pretendimet për spiunazh merren me seriozitet

Kosova Times
Last updated: 2025/08/28 at 11:59 PM
Kosova Times Published August 28, 2025
Share
SHARE

Pas arrestimit të pilotit kroat dhe të dashurës së tij serbe nën dyshimet për spiunazh, nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë thënë se i marrin me seriozitet këto pretendime, dhe se ntegriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore.

 

“Ne i marrim këto pretendime shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Ne ju referojmë te autoritetet kroate për çdo koment lidhur me arrestimin dhe hetimet që po vazhdojnë”, kanë deklaruar nga KFOR-i.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se e arrestuara nga autoritetet kroate nën dyshimet për spiunazh për Serbinë mund të ketë siguruar informacione të rëndësishme dhe konfidenciale nga Zyra e Kryeministrit. Qeveria ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me ato të Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit.

Ndryshe, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i Pavarur për çështje të policisë ushtarake një ditë më herët, ka ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve kundër një shtetasi të Republikës së Kroacisë për veprën penale të spiunazhit, dhe kundër një shtetaseje të Republikës së Serbisë për të njëjtën vepër penale.

Po ashtu, “me vendim të Prokurorisë së Qarkut në Split është caktuar fshehtësia e tërë e hetimit, me arsyetimin se publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”.

Sipas medias kroate, Index, piloti kroat J.I. dhe e dashura e tij, A.M. serbe nga Mitrovica e Veriut, dyshohen se kanë spiunuar për Serbinë. Është raportuar se ajo kishte punuar në Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX.

Sipas Index-it, që u thirr në burime, dyshohet se piloti kroat, i angazhuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.

You Might Also Like

Foto familjare e tre heronjeve

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Trafik armësh nga Kosova në Tiranë, arrestohen 4 persona

Biserko: Qëllimi i Vuçiqit nuk është Serbia në BE

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kosova Times August 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti pas vërshimeve: Ka rrezik për epidemi

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
Sulm me raketa në selinë e Flotës së Detit të Zi. Pamjet e dëshmitarëve okularë (Video)
“Kundërshtimi i Serbisë është autogol”: Natasha Kandiq për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën
Phillips: Të ketë më shumë unitet mes liderëve të Kosovës
Haradinaj kujton Markalleshët e Vraniqit: Qëndruan të palëkundur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?